• |
ide | kryesore

Kanye West sulmon fizikisht një burrë pas veprimit ndaj Bianca-s

Paparazzi, Slider



Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim të pahijshëm ndaj gruas së tij, Bianca Censori.

Zëdhënës të reperit zbuluan për TMZ se personi në fjalë kishte futur duart nën fustanin e Censorit, e kishte kapur rreth belit dhe pasi e ka afruar te vetja, e ka puthur disa herë.

Ajo u abuzua seksualisht me qëllim. Të thuash që u prek me dorë nga dikush nuk është as përshkrim i përafërt me atë që ndodhi vërtet”, vazhduan deklarimet.

Sipas burimeve, forcat e rendit e akuzojnë Kanye West për dhunë dhe pritet ta marrin në pyetje. Personi i sulmuar nga reperi nuk ka pasur nevojë për trajtime mjekësore pas incidentit, që ndodhi në një hotel luksoz në Sunset Boulevard.

Kjo nuk është hera e parë që artisti i “The Life of Pablo” e gjen veten përballë akuzave për sulm. Në janar 2022,Kanye u padit për sulm pasi ai dyshohet se goditi me grusht, Justin Poplawski.

Ky i fundit pohoi se ai po priste jashtë një hoteli për të marrë nënshkrimin e West, kur reperi i “Graduation” i tha atij “Zhduku nga këtu përpara se të të rrah ,” sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ. .

Poplawski, i cili tha se më parë kishte marrë nënshkrimin e West pa probleme, pretendoi se stilisti s e goditi atë dhe e pyeti: “Pra, a dëshiron të sulmohesh?” Më pas, reperi dyshohet se e goditi atë disa herë më shumë, “duke e plagosur rëndë”.

Incidenti i vitit 2022 fillimisht u hetua, por Kanye nuk u akuzua pasi Zyra e Prokurorit të Qytetit të LA vendosi se nuk kishte “nuk kishte gjasa të arsyeshme për dënim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *