• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ekuador, arrestohen dy zyrtarë të drejtësisë për lidhjet me mafian shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Ekuadorit ka kapur dy zyrtarë të drejtësisë për favorizim të kriminelëve shqiptarë.

Të arrestuarit punonin në Njësinë Gjyqësore të kantonit të Valencias, në provincën Los Ríos, njoftuan mediat vendase.

Arrestimi u kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit, në kuadër të të ashtuquajturës “Çështja Albajuez”, e cila zbuloi një rast të ri korrupsioni brenda sistemit gjyqësor.

Të përfshirë janë sekretari i Njësisë Gjyqësore dhe një juriste nga agjencia. Gjyqtari, gjithashtu me urdhër arresti, është i arratisur.

Të arrestuarit kishin dhënë në mënyrë të parregullt masën e sigurimit në favor të tre të pandehurve, pjesë e mafies shqiptare. Këta shtetas, të cilët ndodheshin në paraburgim për krim të organizuar dhe pastrim parash, ishin pjesë e një rrjeti kriminal të drejtuar nga Dritan Gjika.

Policia e Ekuadorit njoftoi dje se nëpërmjet disa bastisjeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit të Ekuadorit në kantonin e Valencias, LosRíos, u arrit arrestimi i dy zyrtarëve publikë, Douglas C. dhe Luis S., të cilët kishin kryer në mënyrë të paligjshme, masa parandaluese në favor të dy shtetasve, të cilët vuanin dënimin me burg për krim të organizuar dhe pastrim parash në lidhje me operacionin “Pampa”.

Policia e Ekuadorit vazhdon të kryejë operacione për të gjetur një palë të tretë të përfshirë. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të luftuar këto akte korrupsioni”, thuhej në deklaratën e shoqëruar me video.
Prokuroria ekuadoriane ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë proces. Për momentin zyrtarët janë në burg me akuzën e keqpërdorimit.

Një deklaratë nga Prokuroria kujton se si Kushtetuta ashtu edhe Kodi Penal japin kompetencat e nevojshme për të ndjekur penalisht rastet e korrupsionit.

Çështja e quajtur “Albajuez” lidhet me hetimin më të gjerë të njohur si çështja Pampa, në të cilën po mbahet një strukturë kriminale e drejtuar nga Dritan Gijka, një shqiptar, i cili së bashku me partnerët e tij do të kishin përdorur kompani për të fshehur paratë e paligjshme që vijnë nga trafiku i drogës. Sipas Prokurorisë, në periudhën 2015-2024 janë zbuluar lëvizje të pajustifikuara financiare prej 31 milionë dollarësh, të cilat janë përdorur për të blerë prona dhe automjete luksoze në disa provinca të vendit.

Deri më tani për këtë rast janë proceduar penalisht 21 persona për pastrim parash dhe 22 për krim të organizuar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *