• |
ide | kryesore

“Liruan Elvisin?”/ Përgjimet për trafikantin shqiptar fundosin zëdhënësin e ministrit italian

Arkiva, Lajme, Të fundit
zëdhënësi


“A e liruan Elvisin? Jepiiii fantastike”. Ishte ky një ndër komentet që Paolo Signorelli, zëdhënësi i ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida i dërgonte 5 vjet më parë Fabrizio Piscitellit, kapos së tifozëve ultras të Lazio, i vrarë në 7 gusht 2019 në Romë.

Ai për të cilin fliste Signorelli është Elvis Demçe, i konsideruar si “Zoti i drogës” një nga emrat më të njohur shqiptarë të botës kriminale në vendin fqinj i lidhur me atë që njihet si “mafia romane”. Në atë kohë shqiptari ishte vënë në pranga, në dhjetor 2018 i akuzuar për vrasjen e “Federichetto” De Meo, i ekzekutuar me 5 plumba në kokë dhe gjoks më 24 shtator 2013.

Personi që e qëlloi ishte Giancarlo Orsini, një vrasës me pagesë që më pas rrëfeu se e kishte bërë me kërkesë të Elvis Demçes pas një përplasjeje për territoret e drogës. Akuza ndaj shqiptarit ishte pezulluar në shkallën e parë dhe më pas u shpall i pafajshëm në apel.

Këtë te premte gazeta “La Repubblica” publikoi bisedat që bënin në atë kohë në WhatsApp, zëdhënësi i ministrit, i cili shprehte gëzim për lirimin duke folur me Piscitellin i njohur me nofkën “Diabolik”, lideri neofashist i grupit të tifozëve “Lazio Irriducibili”.

Omicidio Diabolik, Piscitelli non pagava la stecca a Michele Senese: cosa dicono i criminali romani
Fabrizio Piscitelli

“La Repubblica” ka siguruar bisedat e nxjerra nga telefoni i “Diabolik” ku Signorelli bën edhe komente kundër hebrenjve. Pas publikimit të këtyre bisedave ai dha dorëheqje nga detyra si zëdhënës i ministrit edhe pse tha se bisedat ishin të “një kohe të largët”.

Kush është Elvis Demçe që fliste Signorelli.

I quajtur “Zoti”, “Cezari”, “Spartaku” në bisedat e koduara me qëllim që të shmangte përgjimet. Synimi i tij ka qenë gjithnjë shpërndarja e drogës dhe për këtë kishte qenë një “ushtar” i Diabolik. I rritur në hijen e këtij të fundit, Demçe kishte ndjekur hapat e tij derisa synoi t’i zinte vendin pas vdekjes. Rritja e tij u konsolidua në 2020. Nëse në të kaluarën ai porosiste 100 kilogramë hashash, 3 muaj më vonë ai bleu mbi 1 ton.

File:Albanian crime boss Elvis Demce.jpg - Wikimedia Commons
Elvis Demçe

Kjo del nga të dhënat e një hetimi të antimafias italiane. Hetuesit kishin nën përgjim një producent të akuzuar për pastrim të parave të klanit mafioz, por përgjimet që i kishin vënë në shtëpi zbuluan se si Demçe ishte një kriminel i profilit të lartë. Ai kishte konsoliduar edhe marrëdhëniet me Camorra. Ai e kishte arritur këtë duke mbajtur një profil të ulët dhe duke shtrirë tentakulat kudo.

Shqiptari konsiderohej si “mbret i Romës”. Në korrik 2022 ai u arrestua i akuzuar për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, një 45-vjeçar që mbeti i plagosur me armë zjarri më 22 tetor 2020. Për këto, më 11 janar 2024, gjykata e dënoi atë me 18 vjet e gjysmë burg. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: I njohur si “Zoti i drøgës”, dënohet me 18 vite burg në Itali Elvis Demçe

Investigimi/ Mafia shqiptare, bossët e Tiranës kapin majat falë lidhjeve me Ndranghetën


2 Comments

  1. O zot si qeveria be kryehajdutit nuk pati nje grua ose burre te ndershme🤮🤮Te gjithe kerma hajdute dhe hajdute 🤮🤮Rrace e felliqur dhe Antishqiptare te neveritshem!! thotë:

    Po keto Halet e qeverise se bashku me kryehajdutin e Surrelit kur do te thyejne qafen. ?Kane dale me emra mbiemra dhe sidomos Kryehajdutit i ta dhe gjethja Shpates😤🫣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *