• |
ide | kryesore

Artikulli i plotë që rindezi sherrin Rama-La Repubblica

Arkiva, Lajme, Të fundit
la repubblica


Nga Gerardo Greco/La Repubblica

Mesazhi në WhatsApp shfaqet pikërisht në orarin e takimit: “Jam këtu, në oborr”. Me një hap të rëndë, por i shpejtë, Edvin Kristaq Rama, i njohur si Edi, shfaqet nga hiçi në kopshtin e një hoteli të mbushur me njerëz në Tiranë. Turistët që hidhen në pishinë, familjet që vërsulen në bufe: papritur zhduken të gjithë. Ai është vetëm, i ulur në një tavolinë me një ekspres tashmë të pirë dhe një biskotë të paprekur. Është e vështirë të mos e dallosh kryeministrin e Shqipërisë: 2, 01 metra të lartë, lideri më i gjatë në të gjithë botën perëndimore.

Kur e kërkova me një mesazh në celular ai m’u përgjigj duke më thënë se në Shqipëri mikpritja është e shenjtë dhe më tha se donte të më shihte menjëherë. Tirana rreth e qark është një kantier gjigant ndërtimi. Thjesht vinça që lartësojnë rrokaqiejt në kohë rekord. ‘Kryeministër, ju tani ndërtoni ndërtesa brenda një nate dhe ndërkohë qendra italiane për emigrantët në Shqipëri përbëhet vetëm nga katër rruspa të braktisura. Ka diçka që nuk shkon’.

Lexo më tej mni temën:

Kriza për “refugjatët”/ Rama u këshillon italianëve një kryeministër të majtë? 

Rama merr menjëherë pamjen e një këshilluesi karriere kur përballet me kandidatë disi të shurdhër dhe nis të shpjegojë se ‘ato makineri atje janë vetëm çështje e italianëve. Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë’.

Kantieri në det të hapur

Një pjesë e portit të Shëngjinit dhe një ish-bazë ushtarake e braktisur në Gjadër, 20 minuta larg me autobus. Pjesa tjetër është punë e italianëve: është e gjitha një çështje e prokurimeve publike dhe nën kontraktimeve italiane. ‘Por a jeni i sigurt që nuk është gati?’ shton ai me djallëzi. ‘Hajde Kryeministër… mos bëni kështu’. Dhe pastaj, befas Rama bëhet konfidencial: ‘Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i saj. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do qarkullojnë 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat europiane?’.

Rama parashikon ankesa, beteja politike dhe shpjegon se ligjet nuk janë shqiptare. Me pak fjalë, është vetëm puna jonë atje.

Ka fjalë se Rama ka ftohur pak marrëdhëniet me socialistët evropianë dhe se në mars ai nuk erdhi në Romë në kongresin e PSE edhe për shkak të marrëveshjes për qendrat e emigrantëve: ato nuk janë tamam një ide e madhe progresive. Për këtë arsye ai dëshiron të dërgojë disa sinjale afrimi me familjen e vet politike. Ndërkohë, disa mysafirë të hotelit e njohin dhe ndalojnë për t’a përshëndetur. Ai ngrihet në këmbë, shtrëngon duart, por më pas kthehet aty ku e lamë. ‘Edhe ky plani Mattei (është një plan strategjik për ndërtimin e një partneriteti të ri midis Italisë dhe shteteve të kontinentit afrikan per te ndihumuar zhvillimin e tyre ne menyre qe te frenohen emigracioni-shenim Lapsi.al)… si mund ta realizosh? Po, mund të bësh marrëveshje, të hapësh qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart’.

‘Do të na duhej D’Alema’

Këtu kryeministri shqiptar citon raporte për shërbimet të gjysmës së Europës. ‘Vullneti politik nuk mjafton, e vetmja strategji’, thotë ai, ‘do të ishte dëndja me para, po shumë, shumë. A e dini se kush do të na duhej? D’Alema do të na duhej!’. Dhe këtu kryeministri shqiptar nxjerr në pah shpirtin e tij prej një socialdemokrati të vjetër, ndoshta duke kërkuar një pajtim me socialistët europianë, dyshues për mesazhet e tij të shumtë në WhatsApp me Melonin. ‘Kryeministër, çfarë lidhje ka tani D’Alema?’.

La Repubblica: Marrëveshja Rama-Meloni rrezikon të shpërbëhet!

Rama iluminohet dhe flet për gjirin e Vlorës gjatë vitit ’98, asokohe në duart e kontrabandistëve. ‘Mbërriti Massimo, u vendos një radar në ishullin e Sazanit, në kanalin e Otrantos, u hapën kanale lehtësuese për emigracionin dhe pak nga pak gjithçka mbaroi: sot ka gjysmë milioni shqiptarë në Itali’.

“La Repubblica”: Refugjatët në Shqipëri, si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë

Ndërkohë radha e njerëzve që duan të bëjnë ‘selfie’me të rritet. Problemi është se fotot janë gjithmonë paradoksale: kryeministri gjigant dhe njerëzit pashmangshmërisht më të shkurtër. Një turiste e zhgënjyer komenton selfie-n e saj me kryeministrin: ‘Është si me Melonin… jemi në disproporcion!’.

La Repubblica/ Lapsi.al


6 Comments

      1. Dhe e paska krujt me Gerardo Grecon që është numër 1 i gazetarisë. Me të ka dhënë dhe një intervistë live në tv Republica edhe që u diskretitua keq për telefonatën që teveqeli Rama i bëri drejtorit Rai 3 për emisionin e Report.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *