• |
ide | kryesore

Kriza për “refugjatët”/ Rama u këshillon italianëve një kryeministër të majtë?

Arkiva, Kryesore, Lajme


Me eksperiencën që ka për t’i bërë për vete gazetarët, është e vështirë që Rama të lëshojë mufka të paqëllimta sinqeriteti, aq më tepër me të huajt, që shpesh i përcjell të mahnitur nga pasionet e tij për vizatimin apo për bojatisjen e pallateve të Tiranës, edhe 20 vjet pasi kjo ka ndodhur. Por gazetari i La Repubblica, Gerardo Greko (Lexo ketu artikullin e plote) ka shkruar për një moment konfidencialiteti mes tij dhe Ramës në rrëfimin që i mori kryeministrit të Shqipërisë në kafen e një hoteli në Tiranë dhe kur, Rama i vuri në dyshim funksionimin e qendrave të refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër, për të cilat Xhorxhia Meloni mori përsipër të shpenzojë mbi 800 milion euro nga taksat e italianëve.

Nga shkrimi në gazetën La Republica, që ka në qendër të tij bisedën mes Ramës dhe gazetarit italian, del se as vetë kryeministri i Shqipërisë nuk e beson se projekti do të funksionojë. Madje, se problemi sipas Ramës nuk qëndron te projekti në vetvete, por tek emri i kryeministrit të Italisë.

Shkrimi i “La repubblica” nis me mesazhet që shkëmben gazetari italian me kryeministrin shqiptar. Pastaj prezantimi, dy batuta në kafe për vonesat e punimeve në Gjadër dhe “Papritur,-shkruan gazetari italian,- Rama bëhet konfidencial”.

“Miku im, qendra (e refugjatëve, shën. i Lapsi.al) gjithsesi pas ca muajsh do të jetë gati. Kjo (vonesa shën i Lapsi.al) nuk është asgjë. Problemi do të jetë si ta vësh në punë. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat; si do t’i xhirosh 3000 mijë persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe me rregulloret europiane?” ka thënë Rama.

Rama, shkruan La Repubblica parashikon ankimime, beteja të tjera politike dhe e merr parasysh se ligjet në Itali nuk janë ato të Shqipërisë.

Fill pas kësaj, gazetari bën një shpjegim në shkrim, që ky ndryshim kursi i kryeministrit të Shqipërisë e ka një logjikë politike në prapavijë. Dihet se marrëveshja me Melonin për refugjatët është shoqëruar me një ftohje të Ramës me të majtën europiane. Në mars ai nuk ishte as në Kongresin e radhës të PSE dhe një nga arsyet ishin qendrat e refugjatëve që ka pranuar me kërkesë të Melonit, projekt që nuk shihet me sy të mirë nga socialistët europianë. “Për pasojë, po kërkon të lëshojë ndonjë sinjal përafrimi” shkruan gazetari italian.

“Edhe ky plani Mattei, –citohet Rama me mosbesimin e tij për nismat e qeverisë së Melonit,- si do ta vësh në punë? Po, mund të bësh marrëveshje, të hapësh qendra në Tunizi, ose në Libi. Por e di sa para duhen investuar për trafikun e refugjatëve në ato brigje? Organizimi i tyre qëndron shumë lart”

Këshilla e radhës për italianët vjen natyrshëm, pas gjithë këtyre probleme që sheh kryeministri i Shqipërisë në marrëveshjen mes tij dhe Melonit. “E di kush ju duhet? Ju duhet D’Alema!” citon Ramën gazetari italian.

“Kryeministër, po D’Alema ku hyn këtu?” e pyet gazetari italian. Dhe Rama kthehet pas në kohë për t’i treguar se çfarë bëri D’Alemma kur gjirin e Vlorës në vitin 1998 e kontrollonin skafistët.

“Deri kur erdhi Massimo, që vuri një radar në ishullin Saseno, në kanalin e Otrantos, u hapën kanale për kalimin e lehtësuar të trafikantëve dhe pak nga pak, gjithçka mbaroi; sot janë gjysëm milioni shqiptarë që jetojnë në Itali” shpjegon ai.

Nga ky moment, gazetari sheh se diçka nuk shkon në marrëdhënien mes Ramës dhe Xhorxhia Melonit. E paralelizon këtë situatë edhe tek selfiet që turistët italianë i kërkojnë Ramës, por që falë gjatësisë së tij dalin me një paradoks. Kryeministri gjigand dhe tjetri në foto, shumë më i shkurtër. “Të zhgënjyer, shohin foton dhe thonë: “është si me Melonin… në disproporcion” citon La Repubblica.

Shkrimi me titull “Rama shkarkon Melonin “Qendra do jetë dështim” të bën të mendosh se marrëdhëniet mes Ramës dhe Melonit kanë nisur të krisen, por që në orët e para të mëngjesit, Rama mohon gjithçka. “As kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë” shkruajti ai në X.

Për atë që ka thënë në bisedën me gazetarin Gerardo Greko, nuk e mohon admirimin për zgjidhjen që i dha D’Alema fluksit të refugjatëve nga Shqipëria.

“Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen dhe historinë e imigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i jepte fund me një logjikë dhe largpamësi strategjike” shkruan ai.

Por pas kësaj hedh poshtë citimet e drejtpërdrejta, që i ka bërë gazetari italian.

Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”, ku nuk e gjej aspak veten” përfundon ai.

Problemet që Rama përmend për qendrat e refugjatëve janë të njëjtat që media italiane i ngre prej muajsh për të treguar se 800 milion euro rrezikojnë të jenë një investim i kotë. Por që Rama t’u këshillojë italianëve një kryeministër të majtë për krizën e emigrantëve, kjo do të ishte një kthesë e fortë në raportet me “motrën e madhe” Xhorxhia Melonin, në prag të zgjedhjeve europiane dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali./Lapsi.al


8 Comments

  1. unë nuk e përjashtoj mundësinë që edhe dëshmitë, jo vetëm të njërit por edhe të disa ish-zyrtarëve të lartë të SHIK të kenë zënë pjesë, të jenë diskutuar në atë që quhet sesioni i mbyllur në këtë apel të zotit Berisha, një apel i paprecedent siç unë e përmendja dhe në kronikën që u transmetua.Ai tall loqet me gazekaret italiane dhe ato te lapsit e syri net

  2. Ky eshte rotkarizuar komeplet i duket vetja si lider global se tallet me ne se jeme dele dhe italianet i duken sa jane si shqiptaret.
    O pervers a di se jetesa eshte shtrenjtuar me shume se ne cdo vend te evropes
    O monter je bere i padurueshem.

  3. PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS – JU RUJT ZOTI

    Të dashur socialistë dhe demokratë,
    jam këtu përpara jush për t’ju sqaruar,
    e për t’ju dhënë një sihariq të madh,
    ne jemi vërtet një popull i bekuar.

    E di që këto 11 vite jeni vjedhur,
    keni qënë papunë e të varfëruar,
    ka pasur nepotizëm e korrupsion,
    premtimet e pambajtura s’janë harruar!

    Vendet e punës i zunë militantët,
    ryshfetxhinjtë dhe miqtë e pushtetit,
    mijëra shqiptarë emigruan jashtë,
    vjedhjet bosh e lanë arkën e shtetit.

    Menduam se në fund erdhi dita jonë,
    se në Shpirag zbuluam naftë plot,
    se vuajtjet tuaja do mbaronin,
    e s’do qaheshit më kot më kot.

    Do ishit sheikët e rinj të Europës,
    s’do kishit nevojë drogë të shisnit,
    do bëheshit biznesmenë të arit të zi,
    e kështu Shqipërinë më s’do dhisnit!

    Ëndrra e naftës në Shpirag u shua,
    ngelëm të gjithë me gisht në gojë,
    por Ramsi juaj nuk ju shet ëndrra,
    unë ju jap realitetin që keni nevojë.

    Në 30 vite politika ju premtoi shumë,
    sikur do hanit me lugë floriri,
    mjaft gënjeshtra u hodhën më lumë,
    liderët bënin garë kush ishte më i miri.

    U përpoqëm këto 11 vite për ju,
    për mirëqënien tuaj dhe siguri,
    por dardhat u shpërndanë si virus,
    përherë na dolën hajdutë të ri.

    U lemerisa krejt kur dëgjova dje,
    Baba Mondi del “si padrino” në SKY,
    ka përdorur të fortët për zaptime tokash,
    por unë jam i bindur që ai s’ka faj.

    Baba Mondi është kryegjyshi botëror,
    që në komunizëm ka qënë oficer,
    tani flet si besimtar i madh te Zoti,
    dikur thoshte rroftë partia e shoku Enver.

    Kur i’a doli dhe dedeja botëror,
    të bëhet milioner e të ketë spital,
    të urdhërojë si Bos zaptime tokash,
    atëherë gjithkush mund t’ja dalë.

    E në fakt ky është lajmi i madh,
    nëse skandali i SKY është i vërtet,
    atëherë kemi një mesazh hyjnor,
    pra s’mund të quhet hajdut ky shtet.

    Nëse Dedeja urdhëron bandat,
    për të përfituar në paligjshmëri,
    atëherë mbase s’ka asnjë Zot,
    e Baba Mondi është padrinoja i ri.

    Askush s’mund të jetë mbi mua,
    se padrino i rilindur jam vetë,
    bandat i shfrytëzoj e i’a hedh SPAKut,
    kontrolloj gjithshka në këtë shtet.

    Nëse kryegjyshi është i përfshirë,
    ai e ka kuptuar që Zot nuk ka,
    është joshur nga gjërat materiale,
    dhe është shëndoshur sa më s’ka.

    Në fakt çudi e madhe është Zoti,
    gënjeshtra u thotë religjioneve fetare,
    është apo s’është Krishti biri i tij,
    akoma vazhdon dilema mijëvjeçare!

    Prandaj o socialistë e demokratë,
    mos besoni kot në kisha e xhamia,
    mirëqënien tuaj e sjellim vetëm ne,
    feja e shqiptarit është vetëm partia.

    1. Ore vërtet, si ka mundësi që Rama, Saliu, Meta dhe Luli flasin për mirëqënien e popullit, dhe vetë këta janë bërë milionera, kurse populli është varfëruar e shpopulluar ? E njëjta gjë për këta sharlatanët e fesë, Baba Mondi (që bleu spitalin e E.Naçit; Elvis Naçi (bamirësi me spital e madje ka pasur edhe dyqan syzesh formati, etj etj,), Janullatosi (që ka spitalin ortodox, spital privat)?! Politikanët mashtrojnë më emër të popullit, kurse liderët fetarë në emër të Zotit.

      1. Pse mos të bëhet i pasur Baba Mondi? Kur janë budallenj shqiptarët që lënë lekë kur venë në pelegrinazh më malin e Tomorrit për të ngrënë mish qëngji. Është biznes. Madje thuhet që atje besnikët e Mondit në fund i marrin paratë me thasë. Do pyetur Like Meta për këtë se ai bënte thirrje para pak kohësh që t’i ktheheshin pronat fesë bektashie, pra Dede Mondit. Ça e lidh Liken me Mondin?
        Të kishte vërtet SPAK të lirë do i kishte marrë këto punë me themeli, por Spaku rri merret vetëm me numrat 3 e poshtë të hierarkisë qeverisëse ose me opozitën. Se bëri sikur tentoi të merrej me Arben Ahmetaj, por kur e kuptuan që do fliste e nuk e përballonte dot burgun e lanë të arratisej. Pra akoma Spaku nuk ka shkuar te nr2 i qeverisë, se te Rama s’bëhet fjalë. Pra te opozita ka shkuar deri te Saliu (ish nr1) e shumë shpejt te Meta, kurse te qeveria ka shkuar deri te ministrat.

        P.S: Sa për Elvis Naçi thuhet se pastron para me fondacionin e tij. Si mund të hapë një personazh fetar imam si ai, një dyqan syzesh firmato? Për çfarë arsye i duhen këto të ardhura një “besimtari” që s’duhet të bjerë në mëkatin e luksit, pasurisë, bollëkut të panevojshëm? Do ndërtonte edhe apartamente në kohën e tërmetit ky imami. E kontrolloi shteti si i menaxhoi paratë që dhuruan shqiptarët?

  4. Dhe debilja Meloni I besoi një karagjozi e tarafyli si Rama!!! Një shet dhe fëmijët për hesap të vet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *