• |
ide | kryesore

I njohur si “Zoti i drøgës”, dënohet me 18 vite burg në Itali Elvis Demçe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I quajturi ‘Zoti i Drøgës’, Elvis Demçe është dënuar me 18 vite burg, ndërsa rivali i tij, Ermal Arapaj, i njohur si “Ufo”, do qëndrojë 16 vite pas hekurave.

Dy bandat nisën rivalitetin e tyre të dhunshëm në kryeqytetin e Italisë, Romë, dhe u quajtën “Gomorra shqiptare”.

Githashtu 12 persona të tjerë u dënuan me dënime që variojnë nga minimuni 4.6 vite burg deri në maksimumi 9.8 vite burg. Dy të pandehur u shpallën të pafjashëm.

Konflikti mes dy grupeve ishte për kontrollin e trafikut të drogës që kishte pushtuar Romën.

KUSH JANË DY KAPOT SHQIPTARE

Hetimet kanë nisur herët. Datojnë 27 dhjetorin e 2017- s kur në Artena u gjet trupi i djegur i Cristian Di Lauro, i zhdukur ditën e Krishtlindjes. Vrasja ishte brutale dhe karabinierët e njësisë hetimore të Frascatit nisën një sërë hetimesh rreth një emri të përfolur në tregtinë e drogës në Romë. Bëhej fjalë për Ermal Arapajn.

Gjatë hetimit për zbardhjen e vrasjes dhe më pas djegies së trupit të Di Lauros, Policia ndeshi në një figurë komplekse që kishte ngritur një grup të strukturuar me tendenca të mirëfillta mafioze.

Ndërkohë, në gjurmët e shqiptarit tjetër Elvis Demçe i njëjti hetim u ndal në prillin e vitit 2020, kohë kur ai la qelinë dhe kaloi në arrest shtëpie. Sipas hetuesve, figura e Demçes ka një rëndësi të veçantë, pasi ai është i vendosur në periferinë lindore të Prenestinos.

Ai tashmë njihet se pjesë e rrethit të Piscitellit dhe konsiderohet person me “profil të lartë kriminal”. Hetuesit në dosjen e tyre kanë fiksuar faktin se Demçe karakterizohet nga dëshira për të arritur pasuri shpejt, nëpërmjet furnizimit me sasi të mëdha droge dhe rikuperimit e gjobave me anë të dhunës.

Mirëpo, në fakt hetuesit italianë bëjnë me dije se emri i tij doli që në vitin 2013 gjatë hetimeve për vrasjen e shtetasit italian Federico Di Meo!

Gomora Shqiptare

Ermal Arapaj fillimisht ishte mik i Demçes. “Ufo”, siç e thërrasin njerëzit e tij, kishte ngritur një grup të aftë për të fituar para me drogë. Banda kishte “pushtuar” tregun e drogës së Demçes kur ai ishte në burg.

Kthimi i tij në “fushë”, ndryshoi situatën. Demçe më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios, kishte planifikuar një sulm kundër rivalit të tij.

Një pritë Arapaj arriti të shpëtonte duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga ekzekutorët e porositur nga Demçe.

Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dëmtoi vilën dhe makinat e Arapaj dhe partneres së tij. Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë nga frika e hakmarrjes.

Një luftë mes të dyve, që do të kishte përfunduar me gjakderdhje, nëse arrestimi i Arapajt në fillim dhe më pas i Demçes nuk do të kishin ndërprerë, të paktën tani për tani, këtë sherr



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *