• |
ide | kryesore

Vijon telenovela/ Gazetari i “La Repubblica” i kundërpërgjigjet Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme
la repubblica


Kryeministri Edi Rama e mohoi dje të kishte dhënë një intervistë për gazetarin italian të “La Repubblica” Gerardo Greco e cila u botua me titullin: “Emigrantët në Shqipëri, Rama tradhton Melonin: Qendrat do të jenë një dështim”.

Pas daljes së shkrimit Rama bëri një koment të gjatë në rrjetet sociale duke u shprehur se “nuk kishte dhënë asnjë intervistë”, se e kishin futur “edhe një herë në kënetën e politikës italiane” dhe se “marrëveshjen me Italinë do ta ribënte sërish”. Për këto akuza ka reaguar gazetari italian që thotë se ka shkruar pikë për pikë ato që dëgjoi nga Rama, i cili i kishte dhënë aprovimin për t’i publikuar.

LEXO EDHE:

Kriza për “refugjatët”/ Rama u këshillon italianëve një kryeministër të majtë?

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mikpritës i madh. Kaluam një orë në një kafe në Tiranë. Kemi folur padyshim për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këto dhe ai u përgjigj menjëherë po. Askush nuk e ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por është ai vetë që thotë se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Thonjëzat e përdorura dhe kuptimi i bisedës sonë, shumë të këndshme është raportuar me besnikëri” – ka replikuar gazetari italian.

“La Repubblica”: Refugjatët në Shqipëri, si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë

Më herët Rama bëri këtë koment: “Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria e D’Alemës ia doli t’i jepte fund me sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane, të cituara me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë dëshpërim” ose “na duhet D’Alema” nën titullin ‘Rama braktis Meloni”, në të cilën nuk e shoh fare veten. Megjithatë, e përsëris: Nëse do të më duhej të kthehesha në hapat e mi, 100 herë, do ta bëja marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër”.

Në artikullin që ndezi sherrin  të premten, Gerardo Greco, pati shkruar:

Artikulli i plotë që rindezi sherrin Rama-La Repubblica

Një pjesë e portit të Shëngjinit dhe një ish-bazë ushtarake e braktisur në Gjadër, 20 minuta larg me autobus. Pjesa tjetër është punë e italianëve: është e gjitha një çështje e prokurimeve publike dhe nën kontraktimeve italiane. ‘Por a jeni i sigurt që nuk është gati?’ shton ai me djallëzi. ‘Hajde Kryeministër… mos bëni kështu’. Dhe pastaj, befas Rama bëhet konfidencial: ‘Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i saj. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do qarkullojnë 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat europiane?’.

Rama parashikon ankesa, beteja politike dhe shpjegon se ligjet nuk janë shqiptare. Me pak fjalë, është vetëm puna jonë atje“.

©LAPSI.al

 


11 Comments

    1. fiks dhe ky ngaterron keneten shqiptare ku nuk la media pa blere dhe pa e politizuar me ate italiane . Atje ka pavaresi tjeter dhe ne kenet je vet edhe pse udheton e jeton ne luks o hajdut

  1. Greco është një gazetar tepër profesionist e me përvojë, sidomos në politikën ndërkombëtare.
    Ai e di shumë mirë kush është Rama. Madje dhe sa dhëmbë ka në gojë!!
    Për këtë ai e ka marrë dy herë në intervistë.
    E para u bë në TV Republica ku ishte dhe një tjetër gazetar po aq I njohur, Giannini dhe kjo është e dyta.
    Si dhe në të parën por dhe në këtë të dytën po fundosin Ramën.
    Po ashtu dhe Melonin.

  2. O Gerardo, po c’replikon me nje Erdogan matane Adriatikut ore qe eshte mesu tu dhjese ne koke ca gazetareve te kallepit Adriatik Doci e keta te ulerijne nga kenaqesia.
    E sa per ate qe thote Edrogani se “marrveshjen per refugjatet do ta beja me Italine e asnje vend tjeter…” kjo eshte ne genin e tij te rrenacakut qe leshon Rrena sa here hap ate gojen vrime-by…
    Sepse : Ngado ku vete e kudo ku shkon, ky Bufon refugjate ti sjellin kerkon,
    Muxhahedine, Afgane, Afrikane e Shejtane kudo ku te jene e ngado ku jane /
    se me strehime refugjatesh do te mbaje qeverine, qe bota mos ja shohe zullumet e hajduterine /

  3. PARODI

    BUNKERI I ËNDRRAVE TË RAMSIT – REPUBLIKA E RE

    Më lejoni tani o shokë të partisë,
    t’ju them sinqerisht ca fjalë,
    se zgjedhjet e 2025 po afrojnë,
    dhe për ju kisha shumë mall.

    Unë jam nona e spektaklit,
    dhe për show jam thjesht i pari,
    teatrin e shëmba dhe teatër bëj,
    cirk karagjozllëqesh, unë vlej si ari!

    E patë ç’bëra si drejtues në OKB,
    Rusinë e telendisa, si askush më parë,
    u bëra lajm botëror gazetash,
    Zelenski më quajti lider vizionar.

    Ukraina s’e ka njohur Kosovën,
    por kjo për ne ka pak rëndësi,
    mjafton unë të jem lider global,
    dhe përherë në pushtet të ri.

    Dhe Melonit i bëra nder të madh,
    emigrantët t’ia marr në Shëngjin,
    por janë shpopulluar mijëra shqiptarë,
    dhe askush s’ma qan hallin tim.

    Bashkë kemi bërë punë të mira,
    vepra madhore, dhe inceneratorë,
    opozita shpif për korrupsionin,
    prandaj drejtësia s’më kap me dorë.

    Prandaj më duhet mandati katërt,
    që punët e nisura t’i përfundoj,
    dhe derisa ato t’i kem bitisur,
    asnjëri llogari mos të më kërkojë.

    Unë ju përgëzoj pa masë,
    ju që punoni në administratë,
    që trokisni në biznese e çdo derë,
    lypni vota për partinë, bëni fushatë.

    Do e bëni falas këtë sigurisht,
    do mbroni vendin e punës që keni,
    se po ika unë nga pushteti,
    vend pune tjetër nuk do gjeni.

    Kanë 11 vite ata të opozitës,
    pa punë, pa bukë dhe padrejtësi,
    mbrojini vendet e partinë ”me gjak”
    po ika unë, s’ju mbron më njeri.

    Po të kisha mundësi padyshim,
    300 mijë vende do hapja në administratë,
    kështu do i kisha votat për pushtetin,
    s’do më thoshin ”Rama ik o bajat”!

    Për partinë duhet të jeni kudo gati,
    të jeni mercenarë apo komisionerë,
    se partia të jep punë e dinjitet,
    të jep emrin militant me aq nder!

    Ne s’të vëmë pistoletën te koka,
    por nga puna të heqim kur duam ne,
    mund të duket si ”vrasje me pambuk”,
    se ngelesh pa bukë në këtë derexhe.

    Por s’ka vdekur njeri për bukë,
    se shumica jashtë kanë emigruar,
    po s’iu pëlqeu kështu sundimi im,
    me të huaj kam për t’i zëvendësuar.

    Sidoqoftë vende s’ka për të tërë,
    s’mund të jeni të gjithë deputetë,
    pastaj ç’e doni këtë zanatin tonë,
    zanat kurvash prej mijëra vjet!

    Unë tashmë di gjithshka për këdo,
    patronazhista kam vënë për të gjithë,
    e di kë votoni e çfarë ëndërroni,
    sistem për t’ua futur keq në bithë.

    Madje Kadareja do më kishte zili,
    ”pallati i ëndrrave” është realitet,
    ndërtova monizmin në demokraci,
    ky është gjenialiteti im, unë jam mbret.

    Dhe kur ndokush s’pyet për ne,
    të vërtetën hapur fare na e plas,
    i lëshojmë sharësit nëpër forume,
    se s’ka në botë si shoku i ri Taras.

    Sa kohë unë do jem në pushtet,
    dardhaxhinj do ketë përherë te ne,
    do tallim mirë bythën sa të duam,
    me të njejtin cirk dhe asgjë të re!

    Në Shqipëri mund të bëhesh dikushi,
    duke gënjyer e ia futur pordhës kot,
    duke iu lëpirë partisë dhe pushtetit,
    kjo do jetë motoja jonë sot dhe mot.

    Ta ngremë injorancën në piedestal,
    hajdutët le t’i bëjmë drejtorë,
    se ata janë veç servila të bindur,
    për vota janë prurësi ynë zgjedhor.

    Boll hëngrën bukë ata që na shajnë,
    boll na treguan sa të zotë janë,
    ata s’duhet të jenë të pavaruar,
    të rrinë urtë, ose të lënë vatanë.

    Po i ngritëm në pozitë injorantët,
    intelektualët do i kemi nën udut,
    kështu s’do kemi qarkullim elitash,
    opozitarët e pabindur do hanë mut.

    Pensionistat do i kemi kujdes,
    se ata janë motori ynë zgjedhor,
    boll e kanë 5mijë lekshin për vit të ri,
    tani e kanë vet fatin e tyre në dorë.

    Atëherë të dashur miq e militantë,
    le ta shpallim Republikën tonë të re,
    Republikën e korrupsionit e mafiozllëkut,
    Republikën e pleqve, dhe emigrimit pa fre.

  4. RILINDJA E KOMUNISTËVE BESIMTARË

    Kur provat s’do që t’i hapësh,
    kur të vërtetën s’do të dëgjosh,
    do bësh si besimtar i thekur,
    dhe parajsën do kërkosh.

    Dikur parajsën ta premtonte,
    ai shoku Enver dora vetë,
    që Shqipërinë do lulëzonte,
    por ngriti një burg të vërtetë.

    Tarasi hoqi fenë dhe Zotin,
    dhe u bë vetë si Perëndi,
    a thua sikur zbriti Krishti,
    në të mjerën Shqipëri.

    Diktatori ngriti industrinë e rëndë,
    se duheshin armë dhe barut,
    populli punonte ditë e natë,
    e për të ngrënë mender një mut.

    Duhet të hanin me lugë floriri,
    por rrinin në radhë që pa gdhirë,
    për një shishe qumësht apo kos,
    në mes të dimrit si të mpirë.

    Por komunizmi kishte akoma,
    kryevepra për të ndërtuar,
    tunele anti-bërthamore,
    dhe bunkerë për tu strehuar.

    Nga armiku dashakeq i jashtëm,
    duhet të ishin gati kurdoherë,
    Tarasi i mbrojtur nëpër tunele,
    që askush mos ta hidhte në erë.

    I besuan veprës së shokut Enver,
    e për atë gjithë populli bënte be,
    në një dorë armën e tjetrën kazmën,
    por në fakt armiku ishim ne.

    Diktatori ishte një sharlatan,
    që nga e vërteta kishte frikë,
    rrethoi vendin me tela me gjemba,
    që askush jashtë mos të ikë.

    Propaganda shpëlante trurin,
    sikur komunizmi ishte parajsë,
    por në vend që të kishte bollëk,
    kishte tollon dhe racion në trajsë.

    Mos guxoje të thoshe të vërtetën,
    që mungonte kjo apo ajo gjë,
    se propaganda thoshte ndryshe,
    dhe agjitacioni keq fare ta vë.

    Kështu i izoluar e i pashpresë,
    u kalb sistemi e ra pas 45 vjet,
    kishte vdekur dhe shoku Enver,
    diktatura nuk kishte më shtet.

    Tashmë rruga e vetme,
    ngelej vetëm demokracia,
    për atë u ngritën studentët,
    si Europa të bëhej Shqipëria.

    30 vite në pluralizëm politik,
    me reformat ngelëm në klasë,
    nga diktatura në demokraci,
    prodhuam vetëm shokë Tarasë.

    Këta sharlatanë politikanë,
    djersën e popullit hanë,
    pasurohen në pangopësi,
    dhe zbrazën tërë vatanë.

    Nuk ndërtuam dot një shtet,
    që na jep mirëqënie e drejtësi,
    ai vetëm na vjedh e na gënjen,
    nga Shqipëria ik, më mos rri.

    Që kur u ndërrua sistemi,
    të gjithë u sollën si barbarë,
    plaçkitën gjithshka gjetën,
    e ngelën të pastër e të larë.

    Në Shqipëri mund të bëhesh dikushi,
    duke gënjyer e ia futur pordhës kot,
    duke iu lëpirë partisë dhe pushtetit,
    pastaj bën si i ndershëm,thua ka Zot.

    Në komunizëm s’ishim të lirë,
    dhe populli ishte në Shqipëri,
    në demokraci ikën mijëra jashtë,
    ç’vlerë ka tani liria në varfëri?

    Duan që truri të emigrojë jashtë,
    të bëjnë ç’të duan sikur janë Zot,
    të mbretërojnë ca politikanë,
    me një popull trushpëlarë si idiot.

    Prisnim pas komunizmit të egër,
    të lindte shpresa dhe demokracia,
    por rilindën komunistat ”besimtarë”,
    që tërë kohës i beson popull mavria!

  5. Maniera e llafazanërisë pa kufij, e bën eDramën që të “harojë” ato që thotë.
    Nëse ju bëhet një analizë përçartjeve të tij llafazanerike që ai i quan fjalime, do të dalë se gjysma e fjalive të deklaruara në një fjalim, mohohen me gjysmën tjetër.
    Shembulli më flagrant i kësaj maniere, është kameleonizmi i tij në trajtimin e reformës në drejtësi.

    Ai .nuk e ka për gjë që në një fjalim dy orësh, në gjysmën e parë të thotë se reformën në drejtësi e bëri SHBA e BE e në gjysmën tjetër e kam bërë unë.
    Për të justifikuar arrestimin e pa drejtë e të paligjshëm të Berishës, thotë se këtë e ka kërkuar DASH me “non gratën” e SPAK që monitorohet nga qeveritë perëndimore e kur i dalin zv,kryeministra, ministra, funksionarë të lartë partie e qeverie apo kryebashkiakë të korruptuar, paturpësisht thotë se jam unë që po e pastroj shtetin nga njerëzit e korruptuar që “mi hanë kumbullat pas shpine”

  6. Rama me fetyre e mjeker si Ismail Qemaili, kurse n’shpirt e n’zemer si Drazh Mihajli.
    Pershendetje 🇽🇰

  7. per te gjithe te ngjashmit me te berishiane!! Berisha dhe ju jeni turpi i Shqiperise me i Madhi i te gjitha kohrave! Vetem per lufte mes vedi dhe per vrasje flisni! Saliu shiti jugun tek Greku mjafton te kishte veriun per te cilin kishte rene dakord me UDB

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *