• |
ide | kryesore

Eriksson i sëmurë rëndë le mesazhin prekës të lamtumirës: “Mos u trishtoni, buzëqeshni”

Sport
Eriksson



“Kam pasur një jetë të mirë. Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita që do të vdesim, por jeta ka të bëjë edhe me vdekjen. Shpresoj se në fund njerëzit do të thonë, po, ai ishte një njeri i mirë, por jo të gjithë do ta thonë këtë”. Këto janë fjalët prekëse që ish-trajneri i Anglisë, Sven Eriksson, i sëmurë rëndë me kancer në pankreas, ka dashur të linte pas, në një dokumentar të Prime.

“Shpresoj se do të më mbani mend si një djalë pozitiv që u përpoq të bënte gjithçka që ishte e mundur – shtoi 76-vjeçari suedez -. Mos u trishtoni, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, publik, ishte fantastike. Kujdesuni për veten dhe kujdesuni për jetën tuaj. E jetojeni”.

Lexo më tejEriksson: “Sëmundja ka arritur mëlçinë dhe mushkëritë. Dua të jetoj, por jo në një mjerim mendor”

Në kohët e fundit, e gjithë bota e futbollit është sensibilizuar me teknikun suedez, që kur ai zbuloi se është në fund të jetës, për shkak të kancerit në pankreas. Madje klubi i Liverpool i lejoi atij mundësinë për të drejtuar skuadrën në një ndeshje ekzibicionuese, për atë që ishte ëndërra e tij e madhe. Ish-trajneri i Anglisë Eriksson e mbyll mesazhin e tij me “lamtumirë”. Dokumentari gjithashtu përmban figura kyçe në jetën e tij, duke përfshirë David Beckham dhe Wayne Rooney.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *