• |
ide | kryesore

Reagon dogana shqiptare: 100 kontenierët e bllokuar në Kinë erdhën nga Kosova

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fund të shtatorit në Shqipëri pritet të mbërrijnë 100 kontenierë të ngarkuar me 816 ton me mbetje të dëmshme, që u refuzuan të futeshin në Tajlandë. Por nga porti i Durrësit, në prill të këtij viti janë nisur edhe 100 kontenierë të tjerë, edhe ato me mbetje që janë braktisur në Kinë.

Për këtë rast të dytë, ka reaguar dogana e Shqipërisë që sqaron se rasti i cituar nga media nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë. Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

“Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China” informon dogana.

Reagimi i plote

Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:
Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.
Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.
Sa më sipër ritheksojmë se:
* Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
* Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.
ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.


2 Comments

  1. Doganë leshi që bën par I thotë Rama. Ministrja thotë Kurum këta thonë nga Kosova!! Nuk dinë ku janë e ça bëjnë!!! Vetëm marin urdhër dhe ngrejnë traun!!! Pra nga kushdo vendi nga vinë ata s’kanë bërë kontrollin!!! Dhe faji në çdo aspekt është i tyre,doganës së rilindjes e jo të shtetit!!!

  2. Nuk eshte e vertet qe jon ardh nga kosova ,Rama idiot i lindur,deshiron ta njollos Albin Kurtin.! Kjo eshte hera e dyte qe merresh me mbetje toksike…dhe fajin e ka Kosova.mMbeturine e kombit je o pallsh ,gejeshtar i pa cipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *