• |
ide | kryesore

Bllokohen 11 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, policia gjobit drejtuesit

Lajme, Të fundit



11 mjete lundruese janë bllokuar nga policia kufitare dhe njësitë detare nga Ksamili në Velipojë. 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë u konstatuan në paligjshmëri nga policia.

Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.

Drejtuesit e skafit dhe anijes turistike u gjobitën me 100 mijë lekë të reja, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tjera me 10 mijë lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve.
✅Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë.
✅Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.
-Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.
Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.
-Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord.
Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *