• |
ide | kryesore

Zbardhet vrásja e 72-vjeçarit në Memaliaj, vihen në pranga bashkëpunëtorët babë e bir

Lajme, Të fundit
Pogradec, Policia, Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari



Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini, ndërsa shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij Berti Kanushi. Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 në Memaliaj.

Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë. Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.

Kjo i ka shndërruar ata bashkëpunëtorë në krim dhe tashmë janë vënë në pranga. Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit. Autori i dyshuar i krimit, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim. Alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.


1 Comment

  1. KUQEZIU VRET KUQEZINE
    E SI SHKERDHATA BEJNE SHQIPONJEN VENDOSIN PLISIN DHE XHAMADANIN

    O SA KAR ME QEN SHQIPTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *