• |
ide | kryesore

Kush është Blerti Kanushi, vrasësi i 72-vjeçarit në Memaliaj

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan



Janë mësuar detaje të reja rreth profilit të vrasësi të 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj.

Autori arrestuar dhe i identifikuar si 23-vjeçari Blerti Kanushi rezulton person me precedent penal të mëparshëm.

Që prej shkurtit të këtij viti 23-vjeçari ishte në kërkim me masë sigurie nga gjykata. Më datë 6 shkurt të këtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.

Në 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Kujtojmë që gjatë ditës sot, Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë u shpreh se nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij”,tha Çipa.

Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.

Personat e arrestuar:

1-Skënder Ajdini
2-Bledar Ajdini
3-Blerti Kanushi
4-Darovi Ajdin


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *