• |
ide | kryesore

Skandali i mbetjeve/ Ngarkesa u deklarua si oksid hekuri në doganë

Arkiva, Lajme, Të fundit
mbetjet toksike oksid



Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. “Kapitali” publikon fotot e deklaratës doganore, sipas të cilës rezulton se kompania me seli në Durrës ka eksportuar 2 mijë e 800 tonë duke e deklaruar si oksid dhe hidrokside hekuri, pra një produkt të parrezikshëm.

Që në deklaratën doganore duket qartazi se letrat janë të rreme, pasi nga njëra anë shkruhet Oksid hekuri dhe nga ana tjetër është vendosur simboli kimik ZN, i cili përkon me zinkun. Sipas deklaratës rezulton se marrësi i ngarkesës është kompania Gs Minerals Doo, një kompani kroate me seli në Rijeka, e cila po ashtu zotërohet nga familja Sokolaj.

Mbetjet janë prodhuar nga kompana Kurum. Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontenierët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit Sokolaj shpk.

Po kështu dyshohet se Kompania Kurum ka përdorur Sokoloj shpk për të shmangur përgjegjësinë nga vetja dhe të dy kompanitë kanë mashtruar bashkarisht me fatura shitje oksidesh, kur në fakt brenda ngarkesës, një pjesë prej mbi 800 tonësh, ishte pluhur furrnalte, që konsiderohet mbetje e rrezikshme, edhe pse Kurum thotë se ka vepruar në përputhje të ligjit.

Burime i thanë Kapitalit se doganat dhe posacërisht kreu i tyre, Gent Gazheli, janë informuar që në muajin Korrik për skandalin e mbetjeve, por nuk kanë vepruar. Mosveprimi shton më shumë dyshimet për kompromentimin e rëndë të këtij institucioni, ndërkohë që skandali i trafikut të paligjshëm të mbetjeve pritet të zgjerohet më tej, pasi dyshohet se kompani të përpunimit të metaleve në Shqipëri me bazë në Durrës prej vitesh importojnë skorje alumini duke i deklaruar si skrap.

Skorjet e aluminit janë një mbetje shumë e rrezikshme, që shkakton kontaminim të lartë dhe rrezikon shëndetin e popullatës, veçanërisht nëse përpunohen pa filtrat e duhur. /Marrë nga kapitali.al


5 Comments

  1. Keto jane dallaveret e palloshit . Esgte kapur gafil dhe hedh ne xhiro çdo hipoteze te mundeshme per te shpetuar bythen. Largojeni me dhune ate kurve se nje dite do fus edhe lende radioaktive ketu .

  2. Oksid hekuri , kurumi , natriumi , kosova , greqia , filipinet e ne fund kokoshi do katandiset nje theje dhe palloshi do dale i lare si gjithmone .

  3. Vet “Kurum”-i nuk ka guxuar dot kaq shumë sa Berisha. Ata bënë një deklaratë në fillim, por pastaj kur Prokuroria mori deklaratat zyrtare të atyre që ua ka shitur mallin, heshtën dhe po shikojnë hallin e tyre si të shpëtojnë nga kjo histori. I vetmi avokat i pamposhtur i tyre mbetet Berisha, i cili e ka filluar procesin gjyqësor majë penxheres.

  4. Mund te kete edhe keshtu si thote “Kapitali”, por ama shifrat nuk perputhen. Jane mbi 800 ton Jo aq sa thote Kapitali ne faturen e tij.
    Kontenieret nuk kane shkuara ne Kroaci por ne Itali e Greqi.
    Qe Jane mbetje te Kurum nuk ka asnje dokument,vetem hamendesime.
    Kemi nevojen per qartesi,transparence e Jo per shashka tymuese qe me teper e mjegullojne situaten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *