• |
ide | kryesore

Stërnipi i Papa Françeskut luan në Serie D me Trestina: “Në fushë më kërkojnë bekimin”

Sport
stërnipi



Felipe Bergoglio është një nga blerjet e Sporting Club Trestina, skuadër që luan në grupin E të kampionatit të Serie D. Mbiemri i këtij futbollisti nuk kalon pa u vënë re dhe, në fakt, djali është stërnipi i Papa Françeskut, ose më saktë Jorge Mario Bergoglio.

Futbollisti i ri është intervistuar nga gazeta La Nazione dhe ka folur kështu: “Shokët e skuadrës më kërkojnë shpesh një bekim para çdo ndeshjeje. Ndodh edhe kur dëmtohen… Kam pak më shumë se një vit në Itali dhe tani jam mësuar. Qeshim të gjithë çdo herë. Të jesh një Bergoglio është një nder, për mua nuk është aspak një barrë të mbaj këtë mbiemër”.

Lidhur me marrëdhënien me Papën, Felipe Bergoglio pranon: “Gjyshi im Jorge Bergoglio është kushëriri i drejtpërdrejtë i Papës; ai quhet tamam si Ati i Shenjtë dhe kur u emërua më 13 mars 2013, shumë njerëz në atë kohë menduan se ai ishte me të vërtetë gjyshi im. Nuk i kisha mbushur ende dhjetë vjeç, por i mbaj mend mirë ato momente festimi në shtëpi. Unë dhe motra ime shpresojmë të shkojmë në Romë dhe ta takojmë personalisht. Mezi pres, jam i sigurt se do të jetë një emocion i madh. Im atë më ka thënë se Papa Françesku pyet shpesh për familjen tonë, ai dëshiron të dijë gjithçka. Është e qartë se kur ai ishte në Argjentinë, qytetet tona ishin larg, kështu që me kalimin e kohës ne humbëm lidhjen, por, në fakt, lidhja, siç e kujtojnë shpesh prindërit e mi, ka qenë gjithmonë”.

KUSH ËSHTË STËRNIPI I PAPËS QË LUAN NË SERIE D

Felipe Bergoglio është një futbollist i lindur në vitin 2004, i cili mbërriti te Sporting Club Testina pas përvojës së tij në ekipin e të rinjve të Misano. Ai është një mbrojtës i fortë fizikisht dhe trajneri Simone Calori e merr në konsideratë për cilësitë e tij. Në ndeshjen e fundit miqësore kundër Sinalunghese, të fituar nga bardhezinjtë 4-0, Bergoglio hyri në lojë në pjesën e dytë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *