• |
ide | kryesore

Video/ Champions League ndryshon himnin pas 30 vjetësh, tifozët të tërbuar: “E kanë shkatërruar”

F1, Sport, Video
himni



Formati inovativ i Champions League nuk do të jetë e vetmja risi e prezantuar në këtë edicion. Gjithçka ndryshon, edhe himni historik që ka shënuar turneun që nga viti 1992: muzika që të gjithë ëndërrojnë ndryshon melodinë e saj për të shoqëruar ndeshjet e kompeticionit duke filluar nga edicioni 2024/2025. Një risi që, në fakt, nuk u mirëprit me buzëqeshje nga të gjithë tifozët që janë trishtuar që tani për këngën e zëvendësuar.

HIMNI I RI I CHAMPIONS LEAGUE

Fjalët nuk ndryshojnë, me tekstin që mbetet një përzierje frazash në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, por është riorganizuar plotësisht për të pasur një melodi më të shpejtë dhe më moderne, në përputhje me turneun e ri i cili do të paraqesë një format krejtësisht të ndryshëm krahasuar me atë, me të cilin ishim mësuar deri më sot.

Ndryshimet u njoftuan nga zëvendëssekretari i UEFA-s, Giorgio Marchetti pak kohë më parë. “Nuk po e ndryshojmë, por maestro ka bërë disa rregullime të vogla. Ata që njohin muzikën do t’i vënë re ndryshimet. Një vesh më i mësuar do ta perceptojë atë, por himni është po ai”.

PAKËNAQËSIA E TIFOZËVE

Himni i ri i Champions nuk u prit me entuziazëm të veçantë nga tifozët, të cilët tashmë ishin të apasionuar pas tingullit të vjetër, i cili kishte debutuar për herë të parë në vitin 1992. Ndryshimet janë shumë të vogla, por, duke lexuar komentet në të gjitha mediat sociale, me të vërtetë që ai nuk i pëlqen askujt.

“Ata prishën himnin legjendar”, “Më mungon himni i vjetër” dhe “Champions League nuk është asgjë pa himnin e vjetër” janë protestat më të përdorura nga të gjithë tifozët që e kanë pritur me shumë skepticizëm ndryshimin. Muzika e re do të debutojë me fillimin e edicionit të ri të Champions League, i pari me formatin e ri, i cili që tani po lë dyshime për shkak të të gjitha ndryshimeve të paraqitura.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *