• |
ide | kryesore

Kërcënoi me jetë bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur, 48-vjeçari ekstradohet nga Franca

Lajme, Të fundit



Autoritetet kanë ekstraduar nga Franca në vendin tonë një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se 48-vjeçari pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij, e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.

“Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë. Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, njofton policia.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *