• |
ide | kryesore

Kërcënoi me armë një person në Vlorë, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Një tjetër person ka rënë në pranga në Vlorë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar, pasi në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Pistoleta, të cilën 41-vjeçari Eurel Liçaj e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes.

“Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim. Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Eurel Liçaj, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *