• |
ide | kryesore

Sherr masiv në Vlorë, arrestohet 9 të rinj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë, Gjirokastër, Shkodra, Rodonit, Kamëz, Bruz, Ardian, Durrës, Lezhë



Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë.

Sherri ka ndodhur fare pranë qendrës të qytetit. Si pasojë e sherrit, janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç.Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 9 persona. Dyshohet se në sherrin masiv janë përfshirë 12-13 persona.

Të paktën katër shtetas përkatësisht 18 dhe 19 vjeçarë janë përleshur me 5 shtetas të mitur.

“Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *