• |
ide | kryesore

“Po vrave Braçen ke marrë Shkodrën”/ Si Behar Bajri zbërthehej në SKY për Ibrahim Licin

Arkiva, Lajme, Të fundit
bajri lici



Vrasja e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit ishte kthyer ndër detyrat primare të kapo-bandës së Shkodrës, Behar Bajri. Ai sapo ka dalë nga burgu në 29 qershor 2020, nuk humb kohë dhe i vendos vetes detyrë për të vrarë Licin dhe Dulin.

Për t’ia arritur qëllimit, Bajri kontrakton disa vrasës me pagesë deri tek Nuredin Dumani, madje lidh një marrëveshje me Durim Bamin dhe Marklen Hakën, për shkëmbim kokë më kokë të kundërshtarëve të tyre, ku Bami-Haka marrin përsipër të vrasin Dorian Dulin, ndërsa Behari merr përsipër të vrasë për llogari të Bamit, ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

Mes bisedave të zhvilluara në aplikacionin “SKY” Behar Bajri flet me një personazh të botës së krimit duke i thënë se është duke u munduar të zërë Braçen, (Bëhet fjalë për Ibrahim Licin).

Në 24 korrik 2020 Behar Bajri i shkruan personit tjetër: “…vëlla jam tu mundu me zan Braçen tash…”.

Ndërsa personi ia kthen: “…vëlla me zan atë ke marrë Shkodrën, e ke ba Shkodrën Republikë, me hi me pasaportë si në Vatikan…”.

Dhe Behari ia kthen: “…tesh po pres dita ditës…”.

Kurse personi tjetër vijon t’i shkruajë si më poshtë: “…Allahu të ndihmoftë jarabi, inshAllah sa ma shpejt ja merr hakun Boranit, ti pushoj shpirti dhe ati rahmetlis…”.

Dhe më tej Behari i shkruan: “…vlla njat dua se shokët nuk i harroj”.

“…allahu qoftë me ty, ku do të jesh se boll mirë po thua. Amin inshaAllah goja të lumtë kapedan…”- i shkruan personi.

Ndërsa nga ana tjetër Behari ia kthen: “…dhe me ty mar shok…”.

Dhe personi tjetër një ditë më pas, në 25 korrik, i shkruan Beharit duke nënkuptuar se ka problem me Drejtësinë, por sipas tij rëndësi ka që mos bjerë në dorë të tyre, Licëve.

“…inshaAllah ma vlla se di lamsh i kam gjanat port ash gaditem. Randësi ka mas me ra në dorë tyne…”.

Kurse Behar Bajri i premton ndihmesë nëso dosja penale i shkon te një shoku i tij: “…o vëlla me të shku dosja te i shoku i jemi ta kry unë…”.

Më tej personi i shkruan: “…e di ma vlla, se di tash po e shof ça po bahet deri në shtator. Po su ba gja të tham vllau jot. Si asht, a ashtë mirë, çka I kanë than…?”. InshaAllah don Allahu dhe aj ma shok sa ma shpejt jasht, bashkë me ato djem axhës. Amin InshAllah…”.

Por Behari ia kthen duke e pyetur: “… a je i dënum, aq a ba me ty…?”

Dhe personi tjetër i thotë:”…jo s’jam dënuar hala…”. /Marrë nga Ora News


3 Comments

  1. …………………… dhe e moren , gjithmone me bekimin dhe ndihmen e palloshit . Rrofte uniteti shtet – krim .

  2. E sa shume e permendin Allahun ,ne cdo fjali. Njerez per se mbari! Ishallah i ndihmon Allahu ne punet e tyre .E mos beso ne zot po deshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *