• |
ide | kryesore

PAMJE/ Vendi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Arkiva, Lajme, Të fundit
stuhi



Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Tiranën gjatë pasdites së kësaj të hëne. Era e fortë dhe vetëtimat kanë mbuluar kryeqytetin. Deri tani nuk raportohen dëme apo problematika. Stuhia ka prekur edhe disa qytete të tjera si Durrësin, Fierin, Korçën dhe Elbasanin. Në bashkinë e Maliqit ka probleme për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Ka reaguar edhe policia e shtetit që ka apeluar për më shumë kujdes në rrugë.

“Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *