• |
ide | kryesore

Aksion në Memaliaj, arrestohet vrasësi i Edmond Papës! Në pranga edhe Julian Kalemi e Adriatik Kalemi

Lajme, Të fundit



Vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj. Bode i shpallur në kërkim që nga viti 2022, dyshohet se është autori i vrasjes së Papës në lagjen Selitë në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë. Gjithashtu në pranga ra dhe Julian Kalemi, i cili kishte strehuar Boden në banesën e tij në Memaliaj.

Po ashtu gjatë të njëjtit operacion, RENEA ka vënë në pranga dhe Adriatik Kalemin në Gjirokastër. Kalemi u kap me 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Pak kohë më parë në Memaliaj, Kalemit i ekzekutuan babanë Shyqyri Kalemi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *