• |
ide | kryesore

Dalin në ankand tekstet e shkruara me dorë të Amy Winehouse

Paparazzi, Slider



Artikuj të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, duke përfshirë tekste të shkruara me dorë dhe një këmishë të personalizuar bowling, po dalin në ankand nga Sotheby’s.

Artikujt e Winehouse po nxirren në ankand nga këngëtari Tyler James, i cili ishte një nga miqtë e saj më të mirë. Tekstet e shkruara me dorë përfshijnë Cherry, një këngë e fshehur nga albumi i saj debutues Frank, dhe tekste të këngëve të papublikuara Like Smoke dhe Knights Before.

“Ndarja e këtyre artikujve me fansat e Amy është fillimi i një udhëtimi të ri për mua dhe një kapitull i ri i jetës sime në dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhuruar diçka”, tha Tyler në një deklaratë. “Unë e di se Amy do ta mbështeste këtë nismë me gjithë zemër.”

Bluza e kuqe u pa e veshur nga Winehouse pas një nate në Camden në vitin 2008, dhe është e qëndisur me “Amy Civil”, duke iu referuar martesës së saj 2007 – 2009 me Blake Fielder-Civil. Artikujt janë duke u shitur në ankandin e parë të kulturës pop Sotheby, ku shitja në internet do të fillojë ditën e nesërme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *