• |
ide | kryesore

Quentin Tarantino: Baldwin, përgjegjës për vdekjen e kineastes

Paparazzi, Slider



Quentin Tarantino ka folur së fundmi lidhur   me incidentin e ndodhur në sheshxhirimet e “Rust” në tetorin e vitit 2021, në të cilin Baldwin qëlloi me armë kineasten Hutchins.

Në episodin e fundit të podkastit “Club Random with Bill Maher”, Tarantino u shpreh se Baldwin është pjesërisht përgjegjës për të shtënat fatale.

“Unë mund të them me siguri që personi që mban armën në dorë është 90% përgjegjës për gjithçka që ndodh kur bëhet fjalë për atë armë,” tha ai. “Por, njëherësh, edhe aktori është 10% përgjegjës, sepse bëhet fjalë për një armë dhe gjatë realizimit të një filmi, kineastët dhe aktorët, të dyja palët, kanë përgjegjësi.”

“Nëse ka hapa që duhen ndjekur dhe respektuar, atëherë duhet treguar shumë kujdes nga të gjithë dhe kjo është e vërtetë në prodhimin e çdo filmi të ri,” vijon Quentin.

Kujtojmë që Baldwin, aksidentalisht qëlloi me armën që supozohej të përdorej për skenën, duke lënë të vdekur kineasten dhe duke plagosur regjisorin e filmit.

Gjyqtari në New Mexico i refuzoi akuzat për vrasje nga pakujdesia kundër aktorit, duke rënë dakord me mbrojtjen që prokurorët dhe policia fshehën prova për burimin e plumbit me të cilin u vra kineastja Hutchins


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *