• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i “Elite”

Paparazzi, Slider



Aktori i “Elite” Julián Ortega ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Të dielën, më 25 gusht, aktori u rrëzua dhe pësoi arrest kardiak në plazhin Playa de Zahora në Cádiz, Spanjë, sipas gazetës spanjolle The Olive Press. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. sipas kohës lokale, ndërsa Ortega ishte në breg, pavarësisht raporteve fillestare që thanë se ai ishte mbytur.

Ortega u shpall i vdekur në vendngjarje pasi mjekët u përpoqën ta ringjallën për 30 minuta. Vdekja e tij tragjike u konfirmua nga Unioni Spanjoll i Aktorëve dhe Aktoreve  më 26 gusht, i cili publikoi një nekrologji për nder të tij. “Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të tij nga Unioni i Aktorëve dhe Aktoreve”, shkruan ata. “Pusho në paqe”.

Aktori luajti në gjashtë episode të sezonit të parë të dramës për adoleshencë të Netflix Elite. Kreditë e tij të tjera përfshijnë Cable Girls, Caronte, Velvet dhe The Countryside. Së fundmi ai luajti në telenovelën spanjolle 4 Estrellas.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *