• |
ide | kryesore

Nicole Kidman flet për skenat intime të “Babygirl”: Isha e detyruar

Paparazzi, Slider



Nicole Kidman ka folur së fundmi pë filmin e saj të ri dramën erotike,“Babygirl”.

Aktorja ka treguar se  ende nuk e ka parë “Babygirl” dhe nuk është e sigurt nëse premiera e Festivalit të Filmit në Venecia javën e ardhshme do të jetë vendi i duhur për të.

“Ka diçka në mua, në rregull, ky është bërë për ekranin e madh dhe që njerëzit ta shohin, por pastaj them, është drastike. Nuk jam e sigurt që kam kaq shumë guxim. Kam bërë disa filma që janë mjaft zbulues , por jo kështu”, është shprehur ajo.

Nicole gjithashtu shtoi nuk është e kënaqur me xhirimet e skenave intime, por i duhej t’i xhironte.

Nuk e kalova kurrë, vërtet. Më la të mërzitur. Në një moment mendova se nuk dua të më prekin. Nuk dua ta bëj më këtë, por në të njëjtën kohë u detyrova ta bëja. U ndjeva shumë e ekspozuar si aktore, si grua, si qenie njerëzore”, tha ajo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *