• |
ide | kryesore

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të køkainës në Itali, në pranga 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një rrjet i trafikut të kokainës është shkatërruar nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 4 persona, mes tyre dy shtetas shqiptarë. Sipas mediave italiane, në këta aktivitet kriminal dyshohet se kanë qenë të përfshirë 19 persona.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje nga policia e Portoferraio-s, me urdhër të Prokurorisë së Livornos. Personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe dy italiane janë të moshave nga 39 deri në 65 vjeç.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në fund të vitit 2020, të cilat vazhduan me përgjimet telefonike dhe ambientale ku u bë e mundur mbledhja e shumë të dhënave në lidhje me këtë aktivitet ku ishin të përfshirë 15 burra dhe 4 gra. Kreu i bandës, sipas mediave italiane ishte një shtetas shqiptar. Nga përllogaritjet rezulton se fitimet e këtij grupi shkonin deri në 8 mijë euro në javë.

Hetuesit konstatuan gjithashtu përdorimin e shpeshtë të gjuhës me kode nga të dyshuarit dhe blerësit duke iu referuar lëndës narkotike ose parave. Konkretisht ata përdorimin këto terma: “kosha, vegla, litra bojë të vendosura në sedilje, çelësa, birra, djathë, benzinë, bazamente krevati dhe dyshekë”.

Aktorët kryesorë të këtij trafiku droge, për t’u dukur të pastër në çdo kontroll të policisë, janë kujdesur që lëndën narkotike ta fshehin në disa lugina në disa zona të pyllëzuara në periferi të Portoferraio, të cilat megjithatë u zbuluan nga karabinierët.


1 Comment

  1. ne itali jetoj e kanalet tv nuk e kane dhene atehere cfare ju intereson juve te lapsit apo do u thoni te rinjeve shkoni ne itali e merruni me droge se fitohen 8 mije euro ne jave po ikni e beni shurren me gjithe lajme karit se nuk besoj qe ka nje shqipetare qe i rruhet per keta qe merren me droge gazetari leshit per te nxitur te tinjete per tu marre droge ik pirdhu bushat eshkullaku kara lajme kari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *