• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda e ish-grabitësve të dyshuar ushtarakë në Spanjë, kreu i grupit një shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë nga Europa lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore në Malaga. Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën, duke përfshirë edhe kreun e dyshuar me origjinë nga Shqipëria. U gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë, raporton BBC.

Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella. Policia thotë se të dyshuarit ishin “shumë të aftë” në grabitje dhe vjedhje.

“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundër-vëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura. Ata u trajnuan gjithashtu për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj dhe për të vepruar shpejt e me efikasitet”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet. Shtëpitë në qytetin e Malagas, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës.

Në të paktën katër nga grabitjet është përdorur dhunë fizike. Policia tha se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas. Kombësia e pesë të arrestuarve të tjerë nuk është bërë publike.



1 Comment

  1. Nje kohe te gjate bota se dinte ku eshte shqiperia dhe kush jone shqipetaret…! Tash e dine …shqiptaret jon hajdut,te xhepave,te shpijave,marketeve…mjafton me permend hajdutin nga vlora qe terorizoj vimbeldonin per dy vjesht rresht…burgjet jon te mbushura me hajdut nga shqiperia ne europe e ma gjere.Ky eshte sukses .e kuptoj bota ku eshte dhe qka eshte shqiptari,hajdut i lindur dhe edukate familjare …!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *