• |
ide | kryesore

(TABELA) Shikoni temperaturat përvëluese me të cilat futet muaji shtator

Arkiva, Lajme, Të fundit
afrikan, temperatura, moti, ekstrem, shtator,



Fundjava kur edhe futet muaji shtator, pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, por me temperatura të larta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *