• |
ide | kryesore

Merkato/ Ku lëvizën Broja, Bajrami, Seferi

Arkiva, Lajme, Sport



Tratativat mes Ipswich dhe Chelsea nuk u konkretizuan, por Armando Broja kurrsesi nuk mbeti pa ekip, me sulmuesin shqiptar që gjeti strehën e re, Everton. Në minutat e fundit të merkatos 22-vjecari u prezantua si afrimi më i ri i Everton, skuadër e cila gjatë 3 sezoneve të fundit ka qenë shumë pranë rënies nga kategoria. Një lëvizje e cila pritet ti shërbejë të dyja palëve, sidomos futbollistit që nuk po gjen hapësirë tek blutë e Londrës, por madje as te Fulham.

Marrëveshja mes palëve është arritur për një sezon, ku lojtari do të qëndrojë në formë huazimi, më pas Everton mund ta blejë atë për vlerën e 30 milionë eurove. Në periudhën që futbollisti nuk do të luajë, paga e tij do të jepet nga blutë, më pas është Evertoni që do ti shlyejë detyrimet. Jo vetëm Broja, por dhe Bajrami e Seferi hodhën një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Ish-mesfushori i Sassuolo u transferua në kampionatin skocez te Rangers, ndërsa Seferi te Bodrum në Turqi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *