• |
ide | kryesore

Winona Ryder rikujton arrestimin për vjedhje

Paparazzi, Slider



Winona Ryder  ka kujtuar së fundmi një prej ngjarjeve më të bujshme në jetën e saj.

Në një intervistë për revistën “Esquire”, aktorja reflektoi mbi ndikimin që pati arrestimi për vjedhje dhe gjithë vëmendja që media i kushtoi kësaj ngjarjeje.

“Jam mbajtur nën kontroll dhe në vëzhgim për shumë kohë”, tha ajo për revistën.

Aktorja e Beetlejuice Beetlejuice u akuzua për vjedhje të rrobave me vlerë 5500 dollarë nga një dyqan Saks Fifth Avenue në Beverly Hills, Kaliforni. Në dhjetor 2001, një vit më vonë, ajo u dënua  me tre vjet lirim me kusht, gjoba dhe urdhër për të përfunduar shërbimin komunitar. Ajo u largua nga aktrimi dhe u zhvendos nga Los Angeles në San Francisko.

Kur Ryder u kthye në Hollywood, mjedisi ishte ndryshe, zbuloi ajo për Esquire.

“Po ndieja sikur ishte bërë një ndryshim i madh në kulturë dhe në industrinë e filmit, sidomos pas rikthimit tim,” vijon Winona. “Ishin 10 apo 15 vjet shkëputjeje, kur gjithçka ndryshoi. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua, që ka lënë jo pak pasoja në jetën time personale, por edhe atë si personazh publik. Ishte koha më poshtëruese për të qenë grua.”

Arrestimi “padyshim kishte një efekt gjigant” në karrierën e saj, duke shtuar se kur ndodhi, ajo mendoi se thjesht bëri një gabim.

“Isha shumë konfuze në atë kohë. Ishin vetëm disa letra që duhet të firmosja, madje mbaj mend që më thanë se duhet të shkoja në burg për vjedhje dhe unë thjesht isha e shokuar,” përfundoi aktorja.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *