• |
ide | kryesore

George Clooney flet për bashkëpunimin me Brad Pitt

Paparazzi, Slider



George Clooney ka folur së fundmi për miqësinë dhe bashkëpunimin më të fundit me Brad Pitt.

Dyshja janë protagonistët e filmit më të ri “Wolfs”  që pritet të dalë në kinematë botërore pas disa ditësh

Ndërkohë, ata u shfaqën dje në Festivalin e Filmit të Venecias, duke bërë edhe batuta me gazetarët për miqësinë e tyre.

“Nuk ka asgjë të mirë për të folur,” tha George me shaka, ndërsa firmoste disa autografe. “E gjithë kjo është një fatkeqësi!”

Më pas shtoi: “Është kënaqësi të punosh me njerëz që i njeh shumë mirë.”

Në të njëjtën kohë, George reago edhe ndaj një artikulli  në “New York Times”, në të cilin thuhej se Pitt është paguar “35 milionë dollarë” për rolin në këtë film.

“Ishte një artikull interesant dhe cilido qoftë burimi për pagën tonë, ju siguroj se ajo është miliona e miliona e miliona dollarë më pak se sa është shkruar aty. Mendoj se një qasje e tillë ndikon për keq, sidomos në industrinë e filmit sepse ndërton një standard të gabuar për nivelin e pagave në kinematografi,” përfundoi Clooney.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *