• |
ide | kryesore

Arrestohet shqiptari në Stamboll, dyshohet se kishte lidhje me agjencinë e inteligjencës “Mossad”

Arkiva



Shqiptari nga Kosova, Liridon Rexhepi raportohet se është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi.

Siç shkruan “Anadolu”, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të Mossadit në Turqi, e po ashtu, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, ai ka kryer përgjime me dronë dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë.

Po ashtu, thuhet se Rexhepi ka transferuar fonde tek agjentët në terren në Turqi edhe nga Kosova, teksa thuhet se transaksionet e dyshimta në llogarinë e tij monitoroheshin nga inteligjenca turke.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *