• |
ide | kryesore

Atentati në Don Bosko, gjendet një makinë e djegur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë e djegur është gjetur pasditën e sotme pas atentatit në Don Bosko. Mësohet se makina e djegur e tipit ‘Golf 5’ është gjetur në Qerekë në afërsi të Kamzës. Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *