• |
ide | kryesore

Atentati në “Don Bosko”, identifikohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 metra nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu mësohet se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu. Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armën në dorë, sipas BW.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime që ai është larguar nga zona. Ndërkohë 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *