• |
ide | kryesore

E rëndë/ Mbytet 18-vjeçari në Buna

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 18-vjeçar është mbytur ditën e sotme në lumin Buna. Bëhet me dije se Remzi Duli 18 vjeç u fut për tu larë por e mori rrjedha e lumit nga ku edhe u mbyt.

Pas kërkimeve në rrjedhën e lumit, është gjetur trupi i pajetë i 18-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *