• |
ide | kryesore

Greqia në vështirësi për ujë, pakësohen rezervat

Arkiva, Planet, Të fundit



Nga veriu e deri në jug ,bashkë më mijëra ishujt e saj, Greqia po përballet me një krizë të konsiderueshme uji për shkak të kushteve të zgjatura të thatësirës të përkeqësuara nga valët e njëpasnjëshme të të nxehtit dhe mungesa e reshjeve gjatë viteve të fundit.

Deri kohët e fundit, liqeni Picrolimni në Greqinë veriore ishte një destinacion popullor për banjot me baltë, por këtë verë është një pellg i cekët me shume pak ujë dhe tashmë sipërfaqe të mëdha të plasaritura.

Probleme të mëdha me mungesën e ujit përballojnë fermerët e zonës turistike të Halkidhikisë në Greqinë verilindore dhe shumë prej tyre tashmë sjellin ujin me autobote për të vaditur ullinjtë apo të mbjellat. Vija bregdetare e liqenit Doirani, i cili shtrihet në kufirin verior të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, është tërhequr mbi 300 metra në vitet e fundit.

“Atmosfera po ndryshon në një farë mënyre për shkak të aktivitetit njerëzor. Ndonëse dukuri të tilla kanë ndodhur në të kaluarën, ato tani po shfaqen me intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe. Kjo thatësirë ka rreth tre vjet që vazhdon”, tha Konstantinos Voudouris, Profesor i Hidrogjeologjisë në Universitetin e Selanikut.

Zyrtarët lokalë po bëjnë thirrje vepra të reja publike për të rivendosur furnizimin me ujë të lumenjve dhe përmirësimet e infrastrukturës që mos humbasin derdhjet në periudhën e dimrit. Situatë alarmante paraqitet edhe në zonat pranë Athinës ku është evident rreziku i mungesës së ujit të pijshëm.

Sipas të dhënave satelitore të Observatorit Kombëtar të Athinës, liqeni Mornou ,i krijuar nga njeriu 30 vite më pare për të furnizuar me ujë gati gjysmën e popullsisë greke në periferinë e Atikës , është ulur në nivelin më të ulët në dekada: Nga 16.8 km² 2 vite më pare, sipërfaqja e tij u ul në 15.3 km²në 2023 dhe këtë gusht u vlerësua vetëm në 12km ².

“Ajo që më shqetëson shumë është se nëse nuk kemi shi dhe borë, situata do të përkeqësohet. Situata e sotme është shkaktuar nga mungesa e borës, reshjet minimale dhe temperaturat e larta”, u shpreh Dhimitris Giannopoulos kryetari i bashkisë së Doridës.

Rezervat e ujit në këtë liqen dhe në tre të tjerë që furnizojnë Atikën, një rajon me rreth 4 milionë banorë që përfshin edhe kryeqytetin , kanë rënë në 700 milionë metra kub nga 1.2 miliardë metra kub në 2022, thekson ministria e mjedisit që ndodhet në fazën e hartimit të një plani të ri të menaxhimit të ujërave në përshtatje me kushtet e reja atmosferike./TCH


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *