• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot: Temperatura deri në 34 gradë celsius

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit për sot: Temperatura deri në 34 gradë celsius



Për këtë të enjte, moti pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Dita do të jetë e kthjellët. Prej mesdite pritet zhvillim i vranësirave. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 15 deri 33°C
  • në zonat e ulëta 16 deri 34°C
  • në zonat bregdetare 19 deri 34°C


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *