• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Esmeral Ballës: Si e kuptova se mungonin 75 mijë euro në shtëpi!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Esmerald Balla, 30-vjeçari i cili vrau të atin dhe më pas e hodhi në një pus në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rrëfyer detaje të reja nga krimi që tronditi Shënavlashin.

Esmeraldi deklaroi para hetuesve se nuk ka qenë qëllimi i tij që të vriste të atin, por se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mirë. Neve në shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi prej afro 75 mijë eurosh. Ditën e ngjarjes shkova të merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja, kur konstatoj se mungonin 75 mij% eurot. I them babait: ku janë paratë!? S’e di, më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras, më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën, ajo u shkreh”, ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qëllim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar, m’u shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të beja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinë dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika, i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur ne polici. Thashë në polici se babai kishte marrë leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq, nuk doja të shkonte kështu”, ka thënë mes të tjerash Esmerald Balla.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *