• |
ide | kryesore

“Janë punë grash, fol me gruan”/ Del dëshmia e gruas që i kërkoi Pëllumbit dorën e Hygertës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dëshmia



Është zbardhur një tjetër dëshmi nga familja që kishte shfaqur interes për krushqi me Pëllumb Metën babanë e vrarë nga 3 fëmijët. Dëshmia e radhës, përsëri ka hedhur poshtë skenarin se ai donte ta fejonte të bijën pa dëshirë.

Enxheni, gruaja e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte universitetin. Ajo pretendon se Pëllumb Meta i ka thënë: “Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan”.

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali.

Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, – është dëshmia e Enxhenit, sipas dosjes së zbardhur nga TCH.

Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të fejesës është rrëzuar edhe prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare. Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

“Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O. Q., R. Q., E. Q. ku shtetasja E.Q. ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar” – thuhet në dosjen hetimore. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Që në fillim kam qenë shumë skeptik.
    Një baba ka depolesë për fëmijët e sidomos për vajzat.
    Nuk është se ishte një moshë e thyer dhe kishte autoritet të keq dhe mund të besohet.
    Ai ishte një 50 vjeçar dhe jam i sigurtë që nuk ka qenë i tillë.
    Dhe kjo po konfirmohet çdo ditë sidomos me këtë deklaratë të familjes që e donte për fejesë.
    Madje është treguar tepër i respektuar për gruan e tij që në gjëra të rëndësishme duhej pyetur.
    Bisedoni me gruan sepse janë punë grash.
    A ka me gjë sublime që si kurrë s’ka qenë autoritar siç e përshkroi vajza genjeshtare dhe e pa denjë.
    Aty është vëllai që kreu krimin strumbullari i së keqes dhe siç mendoj ka karakter kriminal e vërtetuar me krimin ndaj të jatit!!

    1. Nje 50 vjeçar , nuk mund te thuhet qe ka qene moshe e thyer ne kete kohe. Para 30-40 vitesh, po.
      Mendoj te njejten gje si ti sa i perket autoritetit.
      Mbase ka qene brenda edhe gruaja sepse nuk mund te kujtohesh pas 20 ditesh, sikurse eshte gjetur trupi i te ndjerit.
      Femijet kane qene te medhenj dhe nuk mendoj se ishin te varur nga i jati nese do deshen te iknin nga shtepia e te punonin te pavarur.
      Para disa kohesh, neper ato ane, ndodhi edhe dicka tjeter (ajo puna e tik-tok)..
      Sidoqofte, paste paqe gjynahqari..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *