• |
ide | kryesore

Rrëfimi gjakftohtë i Hygertës, përmbysen hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Hygerta Meta, 19-vjeçarja që bashkë me dy vëllezëri vrau dhe më pas groposi të atin ka rrëfyer personalisht para gjykatës versionin e saj për momentin kur qëlloi për vdekje Pëllumb Metën

Ajo nisi të flasë fillimisht për klimën e dhunës dhe të kërcënimeve që ekzistonte në familje për shkak se Pëllumb Meta kishte qenë një njeri i ashpër. Ajo tha se pas kërcënimeve të vazhdueshme që vinin nga i ati, Hygerta kishte menduar se babai i saj mund ta vriste realisht.

Pasi ka shpjeguar atmosferën mbytëse që ishte krijuar në familje, Hygerta ka treguar gjakftohtë momentin e vrasjes së të atit, jo si një akt kriminal, por si një zgjidhje për kalvarin e vuajtjeve në të cilin kishte kaluar 19 vjeçarja dhe familjarët e tjerë.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vëllai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babait, kisha hall se me vriste. Në fund të janarit më tha për fejesë dhe më kërcënoi mua dhe mamin, se do të na vriste.

Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur. E ka goditur edhe pa mendje kur ajo po flinte gjumë dhe e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë “Do ju vras”. Nësë rrini “do ju vras”. Edhe nëse ikni, “do ju vras”.

Nuk kemi pasur ku të shkojmë. Të enjten na tha “Do ju vras” pasi e refuzova për herë të dytë fejesën. Të shtunën babi erdhi nga puna. Hëngri dreke dhe u shtri. Unë mora armën nga një komodinë ku e mbante të fshehur. Ia tregova, por ai nuk u befasua. I thashë çohu në këmbë. Më tha ik andej. E qëllova! E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.

Në fakt, rrëfimi i Hygertës ka përmbysur versionin që kishte ngritur prokuroria dhe policia e Durrësit për ngjarjen. Dy ditë më parë, të kapur nën ethet e publicitetit, shefat e policisë së Durrësit dolën në media dhe thanë se kishin zbardhur ngjarjen dhe se vrasësi kishte qenë vëllai i madh, Hysen Meta, ndërsa dy fëmijët e tjerë Hygerta dhe Amarildo kishin ndihmuar në fshehjen dhe groposjen e kufomës.

Ky version i prokurorisë u rrëzua që në nisje të seancës gjyqësore, kur i pari u çua për të folur djali i madh i familjen Hysen Meta.

“Nuk e kam bere unë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain. Donte ta drejtonte me zor babai. Nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Kam qene i hutuar. Na ka ardhur keq për këtë që i ndodhi babait”, tha ai para togave të zeza në sallën e gjyqit.

Rrëfimi i fëmijëve bie në kundërshtim me hetimet e prokurorisë që tashmë duhet t’i marrë edhe një herë në pyetje të tre. Sipas prokurorisë, Hysen Meta akuzohet për vrasje në rrethana familjare, Hygerta Meta për fshehje dhe asgjësim të kufomës, ndërsa Amarildo për asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Vrasja e Pëllumb Metës mendohet se ka ndodhur në datën 10 Shkurt për shkak të presioneve që ai ushtronte mbi të bijën për një fejesë me një emigrant në Itali. Në fakt, 10-vjeçarja kishte plane të tjera për jetën. Ajo ishte një studente e rregullt e Fakultetin Ekonomik dhe kishte shpresuar të transferohej për të nisur jetën e saj në Tiranë./Lapsi.al



9 Comments

  1. Bashkimi në diversitet siç pretendon Gazment Bardhi nuk është shkollë e Sali Berishës. Gjithë lëvizja e Sali Berishës është pikërisht për këtë kauzë, kundër drejtësisë së re dhe kundër Perëndimit që e mbështet këtë drejtësi.

    Edhe me Perëndimin, edhe me drejtësinë e re, edhe me Berishën nuk funksion më.

    Pra e gjitha është një thirrje që tani që u bashkuat, duhet dhe të pozicionoheni.

    1. Në Shqipëri drejtësia nuk është e zonja të skjarojë intrigat e poitikës që janë në qendër të vëmndjes së gjithë publikut e jo më intrigat me pasoja kriminale mbrenda një familje në një fshat.

  2. bartësit e organizimit të celulave të para të UÇK-së ishin padyshim edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, të cilët ka rastisur që të përndiqen nga shteti shqiptar i cili drejtohej nga Presidenti Sali Berisha dhe oficeri i UDB-së Bashkim Gazidede. Sot, nuk di se përse opinionit në Shqipëri i bën përshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit në Tiranë, e shumë pak ndalen për të analizuar lidhjet e Sali Berishës me Serbinë, si dhe takimet që ai ka patur me oficerët e lartë të UDB-së.

    1. O patronazhostë,o njerëz!!!
      A nuk lexoni për çfarë shkruhet në këtë lajm!!!
      O rrenuesit e Shqipërisë që duke i shërbyer diktatorit Rama e rilindjes zbrazët vëndin!!!
      Dy fjalë dhe për shkrimin.
      Vrasësi është djali i madh drogmem që është dhe parazit duke jetuar me djersën e babait të shkretë.
      Dhe nxitur dhe nga e ëma dhe fëmijët e tjerë kanë vepruar nën kërcënimin e tyre!!

  3. Shehi: Po pse u përçaka opozita thjesht nga Edi Rama?! Edi Rama e ka për detyrë për ta përçarë opozitën. Edi Rama është nga krahu tjetër. Unë nuk pres të na sjellë Edi Rama në fitore, Edi Ramën e quajmë kundërshtar. Ne po diskutojmë formulën si ta rrezojmë Edi Ramën. Nëse Rama na rrëzonka, mjaftoka sërish Berisha dhe Basha, vazhdojmë sërish me këtë punë. Unë e gjykoj që është e gabuar.O Gimi ceceni i serbit salih e keqja e ketij vendi ka qene dhe eshte vetem nje njeri,ky eshte Bosi i klanit kriminal Trusti i Geshtenjave salih karaxhic berisha me kapo te grupit te zjarrit Lumneshin qe eshte gati ne cdo kohe.

    1. Nga komentet e patronazhistëve na del se Pëllumb Metën e paskej vrarë “salih karaxhiç berisha ” në bashkëpunim me “agjentin e UDB serbe” Bashkim Gazidede që ka disa vite që ka vdekur

  4. PD është ende një parti e kompleksuar nga akuzat e Berishës.

    Sa më shpejt ta vrasin atë kompleks, aq më të padobishme do t’i bëjnë këto kauzat banale të Berishës, i cili nga ana e vet është pazarxhiu më i madh i 33 viteve pluralizëm me gjithë armiqtë e tij, edhe me ata që ka burgosur dhe rrahur.

    Madje gjithë shkollën e tij politike ai e ka të mbështetur mbi pazare dhe shantazhe dhe jo mbi raporte institucionale.Me ate me xham,apo me ate pa xham e pe kete shkruan o cecen malok i salihut

  5. Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *