• |
ide | kryesore

E afërmja e familjes së Blerina Metës: Pëllumbi ishte egërsirë, e ka torturuar gruan!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shënavlash


E afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët në Durrës, ka treguar se ajo ka vuajtur.

Në një intervistë për Report Tv e afërmja ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.

“Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati.

E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë.

Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.

Si racë janë shumë racë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë”- tha ajo.


7 Comments

  1. Kjo grua tregon te vërtetën, përdorimi i armës dhe pjesmarrja e tre fëmijëve ne vrasje tregon një urrejtje të thellë të tyre ndaj një babai psikopat të dhunshëm. Më vjen keq për fëmijët për këtë hall të madh që i zuri.

    Dhuna është tipike “tradicionale” e shqiptarëve, gjynah që nuk ka spitale për ta!

    Dru pa pare në republikën e Dajakut!

  2. Ai mut nuk ka qenë baba, por një padron në familje, bravo fëmijëve që kanë heq një plehrë, kështu e meritojnë ata që e mbajnë pushtetin me dhunë!

  3. Mendoj qe ka ngacmuar seksualisht gocen! Ndoshta i pire.. Femijeve duhet t’u behet presion te flasin. Ndoshta dhe pak dajak i arsyeshem “polici i mire, polici i keq”! Shoqeria shqiptare eshte ne nje udhekryq te vertete, promovimi i kurvave, perdorimi i tyre nga politikanet, gjithe ky llum qe mban kjo toke me emrin PS, asnje i ri te mos rrije me ketu! Sa te mbushni 18 vjec, ikni sa me pare, ikni pa u penduar aspak!

    1. Po kjo mamaja e vuajtur e Blerines, a nuk ka bere burg pasi kishte vrarë me automatik vjeshten dhe plagosur vjehrrin ?
      Keta ishin si tenxherja me kapakun, vrasjes nga i jati,vrasjes nga e jema.
      Pse çuditeni qe tre fëmijet ne bashkepunim,edhe me dijeninë e mamase ,vranë e varrosen te jatin ?

  4. E si do flasi kjo kushërira!! Sigurisht do bëjë viktimën fajtor!! Lloj e lloj akuzash kanë gritur kundër shtypi e njerzit duke konsideruar gënjeshtrat e fëmijëve e që të gjitha ishin sajesa!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *