• |
ide | kryesore

Lidhja jashtëmartesore/ Ministri italian i kërkon falje Melonit dhe gruas së tij!

Arkiva, Paparazzi, Slider



Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano, është përballur me një valë kritikash pasi u bë e ditur se kishte një lidhje jashtë martesore me një personazh të njohur në rrjetet sociale, Maria Rosaria Boccia.

Boccia publikoi disa dokumente ku pretendon se ka shërbyer si këshilltare e ministrit dhe ka marrë pjesë në disa udhëtime pune me të.

Sangiuliano, në një intervistë televizive, mohoi që Boccia të ketë qenë e punësuar në ministri, por pranoi se kishte një marrëdhënie personale me të.

Ai gjithashtu sqaroi se të gjitha shpenzimet për udhëtimet me Boccia ishin mbuluar nga paratë e tij personale dhe jo nga fondet e ministrisë.

Në një deklaratë emocionale, ministri kërkoi falje publikisht familjes së tij për dhimbjen dhe vështirësitë që po kalojnë për shkak të situatës dhe presionit të medias.

Për më tepër, Sangiuliano dorëzoi dorëheqjen e tij në duart e kryeministres Giorgia Meloni, por ajo refuzoi ta pranojë atë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *