• |
ide | kryesore

Plagòsje në Roskovec/ I mituri godet me thìkē 39-vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bulqizë, Medreseja



Plagosje në Roskove. Dy persona janë përfshirë në sherr. Ata kanë qenë ulur së bashku në një tavolinë në lokal.

Teksa kanë qenë duke pirë, të dy kanë debatuar, ndërsa njeri ka qëlluar tjetrin.

Sipas burimeve, i plagosur ka mbetur Gëzim Gjoni 39-vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Fierit për shkak të palgës që ka marrë nga thika, ndërsa autori ka ikur në drejtim të paditur.

Policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes, të miturin 15-vjeçar.

Roskovec/ Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *