• |
ide | kryesore

Beleri falenderon Ramën në ekranin e TVSH

Lajme, Të fundit
Belerit Beleri



Ndonëse është i bindur se bëri më shumë se 1 vit burg dhe humbi mandatin prej Edi Ramës, Fredi Beleri e ka dhe një falenderim për të. “Po të mos ishte Edi Rama, nuk do të isha bërë kurrë deputet në Parlamentin Europian” tha ai gjatë një interviste për emisionin “Pa Censurë” në TVSh. Më tej ish kryebashkiaku që nuk u lejua të betohet vazhdoi: “Po të mos kishte urdhëruar arrestimin tim, po të mos kishte urdhëruar drejtësinë të shkelë ligjin me të dyja këmbët, unë do te isha një kryetar bashkie me probleme shumë të mëdha.

Lexo me tej:

Media greke/ Belerin e dënoi Rama me mbështetje ndërkombëtare

Unë s’kisha shkopin magjik, do të konsumohesha për dy vjet dhe gjysmën e atyre që më duartrokasin sot, do të ishin të pakënaqur”.

Por pavarësisht nga “nderi” që i bëri Rama, ai tha se do kishte preferuar që gjërat të rridhnin normalisht.

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

“Megjithatë, do të preferoja të isha kryetar i Bashkisë Himarë dhe e kam synim prapë, nëse zgjidh në kohë çështjen në Gjykatën e Strasburgut”– tha ai.
Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të fundit lokale me akuzën e blerjes së votave dhe u dënua me 2 vjet nga Gjykata e Posaçme, por u lirua me kusht pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij. Beleri, të cilit i mbeteshin edhe 6 javë nga dënimi, deklaroi për mediat se do të luftonte për pafajësi dhe se këmbëngulte që zgjedhjet e fundit në Himarë ishin të paligjshme.

Beleri u zgjodh në maj 2023 si kryebashkiak i Himarës, por ai nuk e mori detyrë pasi u arrestua para zgjedhjeve me akuzat e blerjes së votës dhe u gjet fajtorë në shkallën e parë dhe në apel. Pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Poçme të Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

©Lapsi.al

 


3 Comments

  1. Ironi therrese, nga keto i iken truri Rame kriminelit qe jo vetem vjedh por edhe vret! E di Rrumbullaku kush e ka dhene urdhrin per vrasjen e ures ne Milot dhe zhdukjen e mbretit te basteve qe ruhej me operacionale, qe e coi te goja e ujkut!

  2. Kap ate rrogen ne avropi se tavas mutis gore bollano brce brataj majko moja kane pune tjeter.
    Te rroje partia me janullen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *