• |
ide | kryesore

Kosova turpërohet në Prishtinë, “Dardanët” shpërthejnë zemërimin: “Kjo ishte e tepërt”

Sport, Video
Dardanët



Më keq nuk mund të niste aventura në Nations League për Kosovën dhe teknikun Franko Foda. Në debutimin para publikut në Prishtinë “Dardanët” u dërrmuan me rezultatin 0-3 nga Rumania, në “Fadil Vokrri”. Nuk është vetëm rezultati i sikletshëm, por edhe përfaqësimi me vetëm 1 gjuajtje në portë, ndërsa lejoi 8, pësoi 3 gola, penallti dhe karton të kuq. E gjitha kjo ka sjellë zemërimin e grupimit “Dardanët”, që kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale: “Kjo sonte ishte e tepërt”.

Me një skuadër anonime të Kosovës në fushë, ku Zhegrova, Rashica e Vojvoda bënin ‘fenomenin’ pa asnjë rezultat, Rumania e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40′ me Denis Man. Foda nuk ishte i aftë të ndryshonte asgjë në apatinë turpëruese të skuadrës së tij, plot gabime difensive, dhe rumunët i ndëshkuan me dygolshëin e Razvan Marin në minutat 51′ dhe 82′. Tre minuta më pas, Mërgim Vojvoda e kompletoi mbrëmjen për tu harruar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85′ që do ta ndalojë të luajë në transfertën me Qipron.

Problemi më i madh i Kosovës, megjithatë, duket të jetë pakënaqësia e shprehur hapur nga tifozët e saj. Tifogrupi “Dardanët”, është treguar shumë i ashpër në reagimin e tyre” ”Kjo sonte është e tepërt! Këta tifozë nuk e meeitojnë këtë zhgënjim. Nëse nuk e ndjeni këtë fanellë si na tifozët, nuk e meritoni ta veshni fanellën dardane”, thuhet në postimin e tifogrupit në rrjetet sociale.

Kosova ndeshjen e ardhshme për këtë muaj e luan të hënën më 9 shtator ndaj Qipros në Larnaca, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *