• |
ide | kryesore

Video/ “E vështirë përmbysja në këto nivele”: Sylvinho elozhe e ‘presion’ ekipit: “Kam 35 në listë pritje”

Sport, Video
Sylvinho



“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar”. Sylvinho nuk e fsheh entuziazmin pas fitores me përmbysje 1-2 me Ukrainën. Tekniku brazilian, megjithatë, e bën të qartë për të gjithë vështirësinë e një misioni të tillë: “Që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq”.

Lexo më tej: “Nuk isha mirë mentalisht”, Ismajli zbut konfliktin me trajnerin pas Europianit: flasin protagonistët

Shqipëria e nis me 3 pikë Nations League, në një grup të komplikuar me Gjeorgjinë e Çekinë, por Sylvinho me këtë rezultat është optimist: “Përsa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë – pranoi braziliani, që nuk e fsheh se po mendon të bëjë ndonjë ndryshim me Gjeorgjinë: “Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa”.

“PRESIONI” NDAJ SKUADRËS

Dëmtimet e Gjimshitit e Brojës nuk e kanë dekurajuar teknikun e kombëtares, që nuk ngurron t’i bëjë edhe presion skuadrës: “Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar”, e mbylli Sylvinho.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *