• |
ide | kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e 12 qarqeve: Të nxisim revolta tek qytetarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Partia Demokratike ka mbledhur drejtuesit e qarqeve të vendit për zgjedhjet e 2025. Lideri i PD Sali Berisha tha përpara drejtuesve të qarqeve të PD-së se duhet që të iniciohet revoltë popullore, duke protestuar. Ai tha se duhet që të ketë protesta dhe të kërkohet qeveri teknike, për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Të iniciohet revoltë e përgjithshme popullore, për qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky mision kërkon që të garantojmë shqiptarët që vota e tyre nuk mund të varroset pa hyrë në kuti dhe se ajo nuk do kthehet në krim dhe krimi në votë.

Detyra juaj është e veçantë. Ju jeni politikanë me përvojë dhe do bëni gjithçka për të mirën e qytetarëve. Ju duhet të organizoni demokratët, ata presin të organizohen. Detyra juaj është që të frymëzoni demokratët. Ne përparësi i japim protestës. Ne nuk lejojmë që të ecim së bashku me funeralin e votës së lirë”, – tha Berisha.


6 Comments

  1. Te priten linjat telefonike, dhe te hidhen ne ere shtyllat….. me tall lesht me keto direktivat alla komuniste te PD po tani po kujtohem qe kete punen e shtyllave keta e kane bere vertet ne kohen e Nanos.

  2. Forca cuna, me Gaz Bq dhe Gjenmarkajn me zerin e trashe, perpara. Keni dhe Mulin mbrapa.
    Na e shpifen opozite e lodhur e rraskapitur, ku secili lufton per vete. Kush e kush te kap ndonje kocke se pushtet harroje se marrin.
    Blihen dhe joshen nga kryelegeni, kryellumi i Shqiperise. Vidhet dhunohet tjetersohet pafund ky vend nga nje tufe me hajna, dhe prape nuk ka opozite. Nuk di ca duhet te ndodh me shume ne kete vend, qe kjo qeveri i mbushur me skandale dallvere hajduteri te rrije dhe 1 ore me shume.

    1. Bej zotrote nje parti.Po mir ja ben maloku . ja vlen te luftosh per te drejtat e ketij mileti?Ai e ka nda mendjen te ruj bythen e vet dhe ate po bo. Shqiptaret duan rroten e karit ti udheheqe le ta mbajne. Te jem un ne vend te sales as nuk bej gje fare , bej lufte vetem te arrij nja 35 – 40 deputet sa per patur opozite formale dhe sa per te marre rrogem . Ky milet kte koke ka kte feste do.

  3. arsyet që Berisha ka vendosur 9 kundërshtar të tij është se Berisha është i sofistikuar dhe si drejton e di rezultatin dhe planifikon ti faturojë humbjen. Do të doja at dëgjoja Berishën 24 orë pas zgjedhjeve. Një nga arsyet që ky i kaq deleguar r në këto qarqe është ti ulë kokën nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *