• |
ide | kryesore

Emër për emër/ Berisha bën krahasimin PS-PD të drejtuesve të qarqeve

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe të zgjedhurve të tij për të drejtuar qarqet në zgjedhjet e ardhshme. Berisha bëri edhe krahasimin e drejtuesve të zgjedhur prej tij dhe ata që u zbuluan sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

KRAHASIMET E BERISHES

Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkollat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.

A mund të krahasohet ky përfaqësues i qytetarisë së Tiranës me (Elisa) Spiropalin 5 milionëshe, banore të SPAK-ut, me afera të 5 mln, për vete dhe të shoqin. Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit (Ogerta Manastrirliu) që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.

Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit, me duar të zeza të zhytura në aferën e inceneratorëve, në afera të tjera të Porto Romanos, etj. Atëherë, kush përfaqëson Durrësin? Gjushi me fustan që është vetë banore Spakut, apo njeriu qytetar, i cili bën nder Durrësit dhe vendit.

Po të ndalemi tek Shkodra, a mund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. E di gjithë Shkodra që Safet Bajri është paradhomë e Benetit, dhe Beneti është banor i Skapit. Si mund të krahasohet një intelektual i shquar, një pedagog universiteti, një drejtues i talentuar me Safet Bajrin dhe Benet Becin, badigard të Safetit.

Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptoni ju, apo? Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor! Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po.

Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës.

I kam këtu përpara, Ervin Salianji – Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku, kopja në vjedhje e Erion Velisë, është ortaku i Milo Rancit, mafiozit të Venecias. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion Veliajt te 5D. Është banor i Skapit të partisë. Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?

Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa. Dhe sot e kësaj dite persekutohet. Nga kush? Nga mafiozi Xhafa dhe nga Edi Rama. Krahasoni atë. A janë të pakrahasueshëm këta dy persona? Më thoni?

Ivi Kaso, një avokat, një jurist i shkëlqyer dhe një politikan i ri, i kthjellët, i vendosur. Një njeri që kudo që punoi, punoi me nder dhe dinjitet. Nuk të thotë dot kush gjysmë fjalë, çerek fjale. Krahasoni ju këtë me Peleshin. Të cilin mbiemri shpreh më mirë se çdo gjë tjetër për karakterin e tij. I cili nisi karrierën me vjedhje, me mashtrime, jo në një, por në disa afera të mëdha korruptive. Merrni pak këto dy figura. Po, po do të bëni krahasimin, unë jam dakord të bëni krahasimin. Po harresa ka çmim.

Flamur Hoxha dhe Pandeli Majko. Çfarë është Pandeli Majko, një kriminel elektoral i faktuar, i dokumentuar, banor i Skapit, me dosje, aferë krimi elektoral 800 mijë euro. E hoqi ky Çelën, se kanë qenë bashkautor në këtë krim të dy, po dosja aty është me Flamur Hoxhën. Një biznesmen të ndershëm, të guximshëm, i persekutuar në regjimin komunist, i persekutuar nga Edi Rama tani në narkoregjim.

Mirela Kumbaro, simboli i shkatërrimit. Mirela Kumbaro ka të paktën 20 dosje. Në qoftë se ka një neron ministër që shkatërron trashëgiminë kulturore dhe mjedisore është Mirela Kumbaro. Me kë rivalizon? Me doktor Tritan Shehun. Me një nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare.

Të ndalemi një moment te lubi Balluku. Nuk ka në Shqipëri korruptore më të papërmbajtur se ajo. Bashkëpunëtorët e saj të gjithë janë ndër hajdutët më të zinj të vendit. Por në krye të tyre qendron ajo, e cila i ka dosjet palë-palë në SPAK. Ka përballë Gazment Bardhin, i cili edhe minsitër dha kontributin e tij dhe ulet i qetë me çdo qytetar të këtij vendi karshi lubisë së vërtetë të korrupsionit.

Në Vlorë, krahasoni tani Bujar Leskajn, një ndër themeluesit e PD. Një nga drejtuesit dhe zyrtarët më eficentë të saj më të aftë, më të zotë, por edhe nga njerëzit më guximtarë që mbart virtytet më të arrira të vlonjatëve, me Bledi Çuçi, i cili turpëron çdo njeri të ndershëm. Bledi Çuçi është në atë detyrë vetëm se vjen nga një familje xhelatësh, dhe për lidhje të tjera me Edi Ramën. Bledi Çuci është një banor i Skapit, është një mëkatar i madh, i cili turpëron çdo njeri.

Së fundmi në Dibër, Blendi Gonxhe në analet e shtetit shqiptar do të regjistrohet si njëri nga hajdutët më të shpërfytyruar. Eshtë drejtori që blinte pishën në bashki 6 mijë euro copën. Është hajduti i papërmbajtur që rikonstrukton ndërtesën e vet me 7 mln euro. Është hajduti që 2 dhe 3 fishoi tarifat për qytetarët në të gjithë sektorin e transportit. Ai ka një mal me dosje në Skap dhe Edi Rama e futi me qëllim në ekipin për ta mbrojtur nga Skapi. Xhelal Mziu është pasardhës i një familje më traditë të shkëlqyer, një nga qeveritarët e qeverisë së PD vendore më të talentuar, një njeri që gëzon respekt të madh në Dibër dhe kudo, që u persekutua për vite tëra nga Edi Rama, por morën atë që meritonin.

Për diasporën kush u zgjodh, thoni ju? U zgjodh Taulant Bajri, Taulant Çela, Taulant Çopja, Taulant Begojaris, Taulant me të gjitha mbiemrat. U zgjodh njeriu që ka liruar terroristë, që është shpërblyer, nuk ka mesazh më të zi se sa ky mesazh emërimi i tij për diasporën. Se diaspora jonë u përfaqësuaka sipas Edi Ramës vetëm nga banditë dhe kriminelë, në një kohë kur miliona shqiptarë, janë nderi i vendeve ku jetojnë dhe nderi i Shqipërisë.

Eno Bozdo, një eksponent i shquar i PD, një zyrtar dhe promotor i reformave, guximtar, i cili ka dhënë kontributet reale qoftë gjatë qeverisjes, qoftë prapa. Ka qenë edhe zv.ministër. Krahasojeni pak me zv.ministrat e sotëm që janë të gjithë ansambli i SPAK edhe ata, ka përballë Ervin Demën. Ervini, imagjinoni ju, zëdhënësi i bandave, komandohet nga bandat, edhe ai banor i Skapit, edhe ai ka nevoje për mburojën e Skapit.

LEXO EDHE: Rama tkurr pushtetin e Veliajt në Tiranë

Zgjedhjet 2025/ Emrat kokë më kokë mes PD dhe PS në 12 qarqet e vendit


4 Comments

  1. arsyet që Berisha ka vendosur 9 kundërshtar të tij është se Berisha është i sofistikuar dhe si drejton e di rezultatin dhe planifikon ti faturojë humbjen. Do të doja at dëgjoja Berishën 24 orë pas zgjedhjeve. Një nga arsyet që ky i kaq deleguar r në këto qarqe është ti ulë kokën nesër.Kim Jongu ne versionin salih,vetem ky eshte i afte tebeje kete foto,2024 Turp per opoziten.

    1. Po mirë o 19: 44 ku e shikon ti që Berisha me këto përfaqësues ka pregatit faturimin e humbjes që skanë të krahasuar me ata që kumandari Rama që i përcaktoi sot!!! Apo e di dhe je i sigurtë që Rama do t’i vjedhë zgjedhjet dhe për këtë fajin e ka Saliu dhe përfaqësuesit e tij në qarqe. Sigurisht je ndonjë patronazhist që vjedhjen e suan fitore!!!

  2. Ndryshe nga rivalët politikë PS, ndryshon çdo 4 vite afro 80% të mandateve të deputetëve. Është partia që e ndryshon më shumë ekipin. Dy gjëra janë të sigurta vdekja dhe lista e Berishës. Janë disa deputetë që do të jenë të përjetshëm. Në vend të rinovohet opozita, ndodh e kundërta, rifreskohet partia në pushtet. Mbetet duke u rrudhur opozita.Ti duhet te jesh nga byrektorja e salihut qe nuk kupton qe nuk kane fituar asnje pal zgjexhje paloka muli vokshi gez gei dhe pse duhet qe po prap keta te jene fitues kete rradhe.pastaj salihu i shiti zgjedhjet ne mareveshjen e fundit me ramen,por ne fund salihu keta do bej fajtor dhe vete to vazhdoje te jete ne ballkon dhe ne fund do beje dhe nje kulle tjeter me biznesmeni Shtufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *