• |
ide | kryesore

Sean Penn në një romancë dashurie me aktoren

Paparazzi, Slider



Sean Penn ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie. Ai u fotografua duke  puthur  aktoren e re Valeria Nicov teksa po shëtiste në rrugët e Madridit, Spanjë të shtunën.

TMZ raporton se Nicov është një aktore moldave, IMDB e së cilës liston vetëm projekte të ndryshme të vogla në të cilat ajo ka luajtur që nga viti 2018. Mosha e saj e saktë mbetet e panjohur. Megjithatë, ajo besohet të jetë në të 20-at e saj.

Spekulimet vijnë pas  divorcit të tij në 2022 nga aktorja australiane Leila George. Kjo e fundit bëri kërkesë për divorc në vitin 2021 pas një viti martesë.

Penn foli më parë për ndarjen, duke pranuar se ishte ai që e “përfundoi martesën” sepse ai e shihte/ Leila shumë rrallë.

Sean ka qenë i martuar më parë me Madonën nga viti 1985 deri në 1989 dhe aktoren e “House of Cards” Robin Wright nga 1996 deri në 2010. Ai dhe Wright, 56 vjeç, kanë dy fëmijë – vajzën Dylan, 31 dhe djalin, Hopper, 28 vjeç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *