• |
ide | kryesore

Stërvitje në Pragë e fluturim drejt Tiranës: ja si përgatitet kombëtarja për sfidën me Gjeorgjinë

Sport, Video
Pragë



Me 1-2 e arritur në transfertën në Epet Arena, në Pragë, Shqipëria theu edhe një tabu 27 vjeçare. Kjo ishte hera e parë në histori që kuqezinjtë fitonin përballë Ukrainës, në shtatë ndeshje të zhvilluara në total. Precedentët nuk ishin aspak të favorshëm pasi në 6 përballjet e mëparshme, ukrainasit kishin regjistruar 5 fitore dhe një barazim.

Një tjetër detaj për adhuruesit e statistikave është se Shqipëria fitoi ndeshjen e dytë jashtë fushe në Nations League. Në këtë turne kuqezinjtë, në 7 ndeshjet e mëparshme të luajtura në transfertë në këtë kompeticion, kishin fituar vetëm 1 herë, ndaj Bjellorusisë katër vite më parë. Ajo fitore ndaj Bjellorusisë, ishte hera e vetme kur kuqezinjtë kishin shënuar 2 gola në fushën kundërshtare në Ligën e Kombeve, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës. Rezultatet e tjera në transfertë janë 3 barazime dhe 3 humbje.

Lexo më tejVideo/ Festë e çmendur kuqezi në Pragë, Duka shënjestron Gjeorgjinë: “Aspak e pathyeshme”

Në Pragë kuqezinjtë kanë planifikuar edhe një seancë stërvitore të mëngjesit, përpara se të udhëtojnë drejt Rinasit për tu kthyer në Tiranë. Në Shtëpinë e Futbollit pastaj të hënën do të kompletohet përgatitja për ndeshjen e rëndësishme kundër Gjeorgjisë.

PROGRAMI STËRVITOR E MEDIATIK

E diel, 8 shtator 2024
Mbërritja në Tiranë, ora 15:35

E hënë, 9 shtator 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 18:30
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ora 19:15

E martë, 10 shtator 2024
SHQIPËRI-GJEORGJI, ora 20:45, në stadiumin Air Albania, Tiranë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *